Rreth projektit
Projekti “Bota e Tingujve” kishte në qendër artin dhe ndihmesën që arti mund t’u japë fëmijëve me aftësi të veçanta. Qëllimi i tij ishte zhvillimi i aftësive krijuese, artistike dhe përmirësimi i gjendjes emocionale të fëmijëve përmes terapisë së artit[1] dhe aktiviteteve që ndihmojnë në integrimin e tyre në shoqëri.
Projekti vinte në qendër disa teknika të mirënjohura të artit të cilat ndihmojnë në çlirimin e stresit dhe harmonizimit të kushteve psiko-sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Aktivitetet u zhvilluan 3 herë në javë, 2-3 orë, kohëzgjatje e konstatuar si më efikase dhe e përshtatshme gjatë punës dhe në varësi të metodës së përdorur, në një ambient të qendrës të dedikuar për këtë program. Aktivitetet u zbatuan në mënyrë të alternuar dhe kishin të bënin kryesisht me dy lloje, terapi arti dhe punime dore. Çdo aktivitet kishte në qendër punët krijuese të vetë fëmijëve dhe suportin ndaj tyre nga ana e ekspertëve të fushave të ndryshme, përkatësisht, Terapi Arti, Pikturë dhe Punë Dore (hand-made).
Zbatimi i projektit dhe aktiviteteve të planifikuara tregoi në mënyrë konkrete se metodologjia e përdorur ishte e përshtatshme, duke u mirëpritur nga punonjësit e qendrës, por mbi të gjitha nga vetë fëmijët. Programi iu përshtat më së miri fëmijëve autikë dhe të rinjve me prapambetje intelektuale. Ndër rezultatet që u arritën ishin aktivitetet artistike që kanë të bëjnë me shprehjen e kreativitetit që ndihmojnë individin në rritjen e vetëvlerësimit dhe sigurisë, përballjen me stresin dhe eksperiencat traumatike, në përmirësimin e humorit dhe në rritjen e interesit për aktivitete fizike, lëvizje të koordinuara dhe gjithashtu në zgjerimin e aftësive konjitive.
Objektivat e këtij projekti qe u arritën janë:
- Zbulimi dhe zhvillimi i aftësive artistike të fëmijëveautik dhe me prapambetje mendore nga profesionistë tëartit;
- Zhvillimi i terapisë përmesartit;
- Përmirësimi i gjendjes emocionale të fëmijëve përmes metodavetë edukimit më të njohura të momentit te përmendura meposhtë;
- Zhvillimi i një qasjeje të re ndaj aftësisë së kufizuar, fokusimi në vlerësimin e talenteve dhe jo tek mungesa e aftësisë, rritja e ndjeshmërisë sociale, etj.
Përfituesit direkt të këtij projekti ishin fëmijët autik dhe me prapambetje mendore te Qendrës “Ndihmoni Jetën”, Tiranë, por sigurisht që ka edhe përfitues indirekt, ndër të cilët, familjet e fëmijëve të Qendrës, të afërmit e tyre dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë në ekspozitën që u zhvillua, të cilët u ndërgjegjësuan për potencialet dhe talentin që kanë fëmijët me aftësi të veçanta, se si mund të punojnë dhe si mund t’u vihet në ndihmë këtyre fëmijëve në të ardhmen. Nga ky projekt përfitojë në mënyrë indirekte edhe vetë shoqëria ku pritet të konsiderohet një qasje e re ndaj aftësisë së kufizuar, fokusimit në vlerësimin e talenteve si dhe rritja e ndjeshmërisë sociale.
[1]Mbiterapine e artit, shiko “Art Therapy with the Developmentally Disabled”, Lacie L. West, 2012.
Implementuar
Shoqata “Dora e Pajtimit”
Partner
Organizata LIBURNETIK dhe Qendra “Ndihmoni Jetën”
Mbështetur
AMSHC dhe Tirana Bank