akademiaaktivizmit

Akademia e Aktivizmit

 

 

Rreth projektit

Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me Organizatën LIBURNETIK, në kuadër të ‘Formimit të Vazhdueshëm të të Rinjve’, ka zhvilluar projektin e saj më të ri, Aktivizmi Politik i të Rinjve, i njohur edhe si ‘Akademia e Aktivizmit’.

Objektivat kryesore të projektit ‘Akademia e Aktivizmit’

  • Ngritja e vetëdijes së të rinjve për rolin e tyre në komunitet;
  • Të rinjtë si agjentë ndryshimi;
  • Përfshirja e 60 të rinjve në nivel kombëtar.

Ky projekt iu drejtua të rinjve të moshave 18-27 vjeç të cilët ishin edhe përfitues-it direkt të tij.

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte rritja e njohurive të të rinjve mbi aktivizmin si koncept, mbi mënyrat dhe strategjitë që duhen ndjekur për të pasur sa më shumë impakt dhe rezultat për kauzat e ndërmarra. Programi i këtij cikli trajnimesh vendos në plan të parë ndërgjegjësimin mbi rolin e Aktivizmit Rinor. Ky program do të trajtojë gjithashtu rëndësinë e organizimit për të arritur një rezultat efikas në avancimin e kauzave të ndryshme për shoqërinë tonë.

‘Akademia e Aktivizmit’ është një cikël trajnimesh i cili do të organizohet në dy faza, të cilat do të përfshijnë dy grupe, me nga 30 vetë secili. Faza e I u zhvillua në Qershor 2019 dhe e II është e parashikuar të zhvillohet në Tetor 2019.

Secila nga fazat përmban 6 ditë trajnim dhe do të shtrihet në 3 fundjava.

Temat të cilat trajton dhe përqendrohet kjo Akademi janë:

  • Demokracia;
  • Barazia gjinore;
  • Mjedisi;
  • Pabarazia;
  • E drejta e konsumatorit;
  • Arsimi.

Temat u trajtuan nga një grup ekspertësh të spikatur të fushave të mësipërme, të përbërë nga:

Endrit Shabani – Pedagog, PhD në Politikë, Universiteti i Oxfordit

Ervin Goci – Pedagog, Departamenti i Gazetarisë, Universiteti i Tiranës

Roland Lami – Zv/Dekan, Universiteti Europian i Tiranës

Vasilika Laçi – Përgjegjëse Programi, Civil Rights Defenders

Besjan Pesha – Aktivist, Nisma Thurje

Edlira Gjoni – Gazetare, eksperte komunikimi, McCain Institute

Olsi Nika – Drejtor Ekzekutiv, EcoAlbania

Rigels Xhemollari – Drejtor Ekzekutiv, Qëndresa Qytetare

Ersida Teliti – Drejtor Ekzekutiv, Qendra Konsumatori Shqiptar

Akademia e Aktivizmit u ndërtua dhe zhvillua përmes prezantimeve, metodave të formimit jo formal, diskutimeve dhe punës në grup. Të rinjtë ndërmorën iniciativa konkrete të cilat po vazhdojnë t’i adresojnë në institucionet përkatëse.

Ky projekt ka si synim informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve se aktivizmi ka nevojë për hapa konkrete, për organizim dhe koordinim.

Implementon

Organizata LIBURNETIK

Partner

FES