Akademia e Aktivizmit
Rreth projektit
Qëllimi dhe objektivat
Ky projekt ka për qëllim rritjen e njohurive të të rinjve mbi aktivizmin si koncept, mbi mënyrat dhe strategjitë që duhen ndjekur për të pasur sa më shumë impakt dhe rezultat për kauzat e ndërmarra. Programi i këtij cikli trajnimesh vendos në plan të parë ndërgjegjësimin mbi rolin e Aktivizmit Rinor. Ky program do të trajtojë gjithashtu rëndësinë e organizimit për të arritur një rezultat efikas në avancimin e kauzave të ndryshme për shoqërinë tonë.
Objektivat:
- Ngritja e vetëdijes së të rinjve për rolin e tyre në komunitet;
- Të rinjtë si agjentë ndryshimi;
- Përfshirja e 60 të rinjve në nivel kombëtar.
Fokusi i zhvillimit të trajnimit do të jenë temat e mëposhtme:
- Demokracia
- Barazia Gjinore
- Mjedisi
- Pabarazia
- E drejta e konsumatorit
- Arsimi
Projekti në thelb do të zhvillohet nga ekspertë të njohur e të përgatitur të cilët do të përdorin prezantime, metodat e edukimit jo-formal, diskutime dhe punë në grupe duke inkurajuar ndërmarrjen e iniciativave konkrete.
Kjo thirrje u drejtohet të gjithë të rinjve të moshës 18 – 27 vjeç.
Implementon
Organizata LIBURNETIK
Partner
Donatorë