banner web

Access to Internet – an emerging Human Right in the area of digitalization

 
 

💭Të dhënat Digjitale dhe klasifikimi i tyre.

Evolimi i teknologjisë në ditët e sotme ka bërë që shumë programe të integruara me njëri-tjetrin, lejojnë që të dhënat digjitale të përpunohen në më shumë se një program, si pasojë detyra parësore e kompjuterit është ruajtja dhe përpunimi i të dhënave digjitale.

Klasifikimi:

  • Të dhënat digjitale tekst kanë një shumëllojshmëri formash. Më i njohuri ndër to është dokumeti WORD, ku në të bëjnë pjesë shkrime dhe punime të ndryshme. Një tjetër dokument me të dhëna digjitale është dokumenti në formatin Pdf. Të dhënat digjitale të pasqyruara në këtë dokument nuk mund të ndryshohen, pra është e pamundur të bësh editime si në rastin e një dokumenti në WORD. Dokumentet tekst gjenden në një përdorim më të gjerë në internet, tekste të cilat gjenden në formatin HTML.
  • Të dhënat digjitale imazh kanë një sërë programesh efektive për të kryer përpunimin e tyre. PAINT ose Microsoft Office Manager janë programe të paketës office ku mund të bëhen përpunime të tilla. Të dhënat digjitale imazh kanë dhe një shumellojshmëri formatesh, ku më i përdoruri është JPG, i cili ruan dhe transmeton të dhënat në internet.
  • Videot, janë ndër ato të dhëna digjitale që janë zhvilluar me hapa shumë të mëdhenj vitet e fundit. Për realizimin e tyre e rëndësishme është një smarphone i teknologjisë së fundit, që ka aplikacionet sepcifike për krijimin e tyre dhe ngarkimin në internet.
  • Formati Audio: Të dhënat në këtë lloj formati kanë madhësi të shumëllojshme. Formati që përdoret më shpesh jo vetëm në kompjutera por edhe në pajisje të tjera është formati MP3.