Access to Internet – an emerging Human Right in the area of digitalization
💬 Aktivizmi Qytetar / Të qenurit një qytetar aktiv.
Aktivizmi Qytetar është një ndër mënyrat më efektive për të garantuar funksionimin e drejtë të një sistemi demokratik qeverisës. Ai mund të mbështetet nga institucionet publike në nivel lokal apo qëndror, ose të veprojë i shkëputur dhe pa ndonjë ndërlidhje me institucionet qeverisëse.
Qytetar Aktiv është një term i përdorur veçanërisht në nivel lokal për t’i referuar qytetarëve të cilët do të angazhoheshin aktivisht në jetën e komunitetit të tyre, në trajtimin e problemeve që sjellin ndryshime, apo për të rezistuar kundër ndryshimeve të padëshiruara.
Një qytetar aktiv:
- Zhvillon njohuritë, aftësitë e tij në komunitet për përmirësimin e cilësisë së jetës aty.
- Është në gjendje të marrë vendime të informuara për cdo gjë që ndodh në komunitet.
- Është i aftë ta angazhojë veten në lidhje me aktivitet që realizohen në komunitet.
- Trajton problematikat dhe tematikat e ndryshme bashkë me grupet e krijuara.
- Janë të gatshëm për risi dhe ndryshime pozitive dhe jo të padëshiruara.
❗Projekti “Access to Internet – an emerging Human Right in the era of digitalization” , ka si synim ndërgjegjësimin, aktivizimin dhe fuqizimin e të rinjve në projekte të tilla.