banner web

Access to Internet – an emerging Human Right in the area of digitalization

 
 

💬 Aktivizmi Qytetar / Të qenurit një qytetar aktiv.

Aktivizmi Qytetar është një ndër mënyrat më efektive për të garantuar funksionimin e drejtë të një sistemi demokratik qeverisës. Ai mund të mbështetet nga institucionet publike në nivel lokal apo qëndror, ose të veprojë i shkëputur dhe pa ndonjë ndërlidhje me institucionet qeverisëse.

Qytetar Aktiv është një term i përdorur veçanërisht në nivel lokal për t’i referuar qytetarëve të cilët do të angazhoheshin aktivisht në jetën e komunitetit të tyre, në trajtimin e problemeve që sjellin ndryshime, apo për të rezistuar kundër ndryshimeve të padëshiruara.

Një qytetar aktiv:

  1. Zhvillon njohuritë, aftësitë e tij në komunitet për përmirësimin e cilësisë së jetës aty.
  2. Është në gjendje të marrë vendime të informuara për cdo gjë që ndodh në komunitet.
  3. Është i aftë ta angazhojë veten në lidhje me aktivitet që realizohen në komunitet.
  4. Trajton problematikat dhe tematikat e ndryshme bashkë me grupet e krijuara.
  5. Janë të gatshëm për risi dhe ndryshime pozitive dhe jo të padëshiruara.

❗Projekti “Access to Internet – an emerging Human Right in the era of digitalization” , ka si synim ndërgjegjësimin, aktivizimin dhe fuqizimin e të rinjve në projekte të tilla.