FTESË PËR OFERTË
Emri: Shoqata LIBURNETIK
Adresa: Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7 Kodi Postar 1017, Tirane, Shqiperi
E-mail: info@liburnetik.org
Data e Fillimit të Prokurimit: 1 Nentor 2024
Afati i dorëzimit të ofertës: 30 Nentor 2024
Projekti “Turizmi i Përgjegjshëm dhe Zhvillimi Lokal në Qarkun e Vlorës” është pjesë e Iniciativës “Rezistenca Margjinale: Modeli i Ekonomisë Qarkulluese për Vlerësimin e Potencialeve Territoriale”, i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Rajoni i Pulias. Projekti ka për qëllim përforcimin e ndërmarrjeve sociale dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm si nxitës kryesor për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.
Në kuadër të këtij projekti, organizata do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me objekt: “Tabela të Ndryshme për Itinerare Turistike (Sinjalistikë/Tabela)”.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 30 Nentor 2024 në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org.
Specifikimet teknike:
Nr | Përshkrimi i produktit | Sasia |
Çmimi/njësi
Me TVSH |
1 | Tabela orientimi për këmbësorët (40×60 cm, me mbështetëse metalike) | 10 cope | |
2 | Tabela rrugore për automjetet (80×120 cm, e mbështetur në shtylla çeliku) | 5 cope | |
3 | Shenja të vogla simbolike (25×25 cm, për sinjalistikë specifike) | 20 cope |
Përshkrim i detajuar i specifikimeve teknike:
Materiali:
Material rezistent ndaj kushteve atmosferike (alumini ose çelik i galvanizuar).
Rezistent ndaj rrezeve UV dhe lagështirës për qëndrueshmëri afatgjatë.
Dizajni:
Font i lexueshëm në distanca të ndryshme, me ngjyra që përputhen me standardet e sinjalistikës turistike.
Përfshirja e hartave dhe ilustrimeve të thjeshta për orientim të vizitorëve.
Montimi:
Tabelat duhet të përfshijnë sistem mbështetës për instalim të sigurt.
Shërbimi i montimit në lokacione të përcaktuara është i detyrueshëm.
Për këtë procedurë prokurimi ofertat duhet të dorëzohen dorazi në adresën operative të organizatës si vijon:
Shoqata LIBURNETIK Organisation,
Rruga ‘Siri Kodra’ Nr. 332 H. 1, 1017
Tirane, Shqiperi
Zarfi duhet te jetë i myllur dhe të jetë e shkruar:
Emri i Subjektit që dërgon Ofertën
Lënda: Ofertë në kuadër të thirrjes për blerje Tabela të Ndryshme për Itinerare Turistike (Sinjalistikë/Tabela)
Të mos hapet para afatit zyrtar
Ofertat do të pranohen deri në datën 30 Nentor 2024 ora 16.00 dhe duhet të përfshijë si dokumentacion mbështetës:
Vini re: Ofruesi i Shërbimit duhet të ofrojë Faturë Fiskale, të ligjshme sipas ligjislacionit në fuqi.
Të gjitha pagesat do të bëhen përmes llogarisë bankare të subjektit fitues. Nuk do të pranohet dhe do të skualifikohen automatikisht të gjitha subjektet që kërkojnë forma të pagesave me para në dorë.
Subjekti që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.
Në rast se vlera e parashikuar për këtë zë në projekt, e tejkalon fondin limit, subjekti do të kontaktohet nga organizata për të vijuar me fazën e negocimit.
ANNEX 1
OFERTË
Emri i Subjektit: __________________
Adresa: __________________
NIPT: __________________
Data: __________________
Pasi kam lexuar thirrjen me kujdes të ftesës për ofertë për “Blerje Paisjesh Foto dhe Video” ju paraqesim ofertën si vijon:
Nr | Përshkrimi i produktit | Sasia |
Çmimi/njësi
Me TVSH |
1 | Tabela orientimi për këmbësorët (40×60 cm, me mbështetëse metalike) | 10 cope | |
2 | Tabela rrugore për automjetet (80×120 cm, e mbështetur në shtylla çeliku) | 5 cope | |
3 | Shenja të vogla simbolike (25×25 cm, për sinjalistikë specifike) | 20 cope |
Emri i Subjektit
_____________________________________
Administratori (Firme dhe Vule)