Ftesë për Ofertë: Blerje Pemesh | Projekti Green Future
September 14, 2024

Ftesë për Ofertë: Kosha Metalik | Projekti Green Future

 

FTESË PËR OFERTË

 

Emri:                                                  Shoqata LIBURNETIK

Adresa:                                               Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7  Kodi Postar 1017, Tirane, Shqiperi
E-mail:                                               info@liburnetik.org

Data e Fillimit të Prokurimit:             23 Shtator 2024

Afati i dorëzimit të ofertës:                  30 Shtator 2024

 

SHOQATA LIBURNETIK po zbaton projektin “Green Futures”  në Bashkinë Kamëz në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, LIBURNETIK kërkon të identifikojë kompani që mund të ofrojë produktin: “Kosha/Kontenier të Përshtatshëm për riciklim.”

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 30 Shtator 2024, në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org.

Specifikimet teknike:

Nr Përshkrimi i  Shërbimit Cope Çmimi me TVSH
1 Kosha Metalik 21 Cope
2 Transport per Koshat 1  

 

Përshkrimi i Sherbimit

Koshat ne numer 21, duhet te konceptohen si 7 sete duke perfshire 3 kosha për set me ndarje me ngjyre me specifikiat si vijon:

  • Me permasa 35*35*70 cm/kosh
  • Me kapakë të ndarë,
  • Me mekanizëm për hapje dhe mbyllje
  • Çdo set (3 kosha) duhet te jete i lyer me ngjyrat: Verdhe, Ngjyre Blu në Jeshile (Gurkali) dhe të Kuqe

Subjekti fitues duhet të garantojë që përmes transportit në kooordinim me organizatën dhe partnerët të shpërndajë koshat në pikat si vijojnë:

  • Në afërsinë e njësisë administrative Paskuqan, Kamëz
  • Në afërsinë e njësisë  administrative Bathore, Kamëz
  • Në afërsinë e njësisë administrative Valias , Kamëz
  • Në afërsinë e njësisë administrative Kamëz
  • Në mesin e pedonales Bathore, Kamëz
  • Ngjitur me shkollën Profesionale Kamëz
  • Përballë pallatit të Kulturës, Kamëz

Kushte të Përgjithshme

  1. Subjektet të kenë objekt veprimtarie prodhimin/shpërndarjen e produkteve të koshave
  2. Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës së rregullt. Nëse subjekti nuk pranon pagesën me bankë, organizata rezervon të drejtën të skualifikojë fituesin.
  3. Dorëzimi i ofertës mund të bëhet deri më datën 30 Shtator 2024, në email adresën: info@liburnetik.org

Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave

Subjekti që që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.