Ftesë për Ofertë: Sherbim Trajnimi / Modul me 1 kredit
11 Shtator, 2024
Ftesë për Ofertë: Kosha Metalik | Projekti Green Future
23 Shtator, 2024

Ftesë për Ofertë: Blerje Pemesh | Projekti Green Future

 

FTESË PËR OFERTË

 

Emri:                                                  Shoqata LIBURNETIK

Adresa:                                               Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7  Kodi Postar 1017,    Tirane, Shqiperi
E-mail:                                               info@liburnetik.org

Data e Fillimit të Prokurimit:          19 Shtator 2024

Afati i dorëzimit të ofertës:              30 Shtator 2024

 

 

 

 

SHOQATA LIBURNETIK po zbaton projektin “Green Futures”  në Bashkinë Kamëz në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.

Në kuadër të këtij projekti, organizata do të zhvillojë procedurën e prokurimit me Vlerë të Vogël me objekt: “BLERJE PEMËSH DEKORATIVE TË RRITURA”.

 

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 30 Shtator 2024 në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org.

 

 

 

 

 

 

Specifikimet teknike:

Nr Përshkrimi i  Shërbimit Copë Çmimi per Copë me TVSH
1 30 peme Eucalipto, Shelg i butë (me perimetër 8 – 12 cm, 2 m nga toka) në vazo. 60 6000

 

Përshkrim i detajuar i specifikimeve teknike:

 

Pajtueshmëria:

  • Të gjitha pemët duhet të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Drurë (pemët) duhet të jenë të shëndetshme, pa sëmundje apo problematika të tjera.
  • Drurët normalisht duhet të furnizohen në vazo, në varësi të kërkesave teknike dhe specifikimeve të formuluara nga ana e grupit të specifikimeve teknike, vazot të jenë proporcionale me përmasat e bimës.

Te ilustruara me skica sesi duhet të jetë sistemi rrënjësor i pemëve:

 

Figura nr.2 demonstron se si nuk duhet të jetë rrënja e pemës e vendosur në vazo.

Figura nr.1 tregon një sistem rrënjësor të shëndetshëm.

  • Kurora duhet të jetë e degëzuar mirë, uniforme dhe e ekuilibruar, simetria duhet të jetë e rregullt dhe shpërndarja e degëve kryesore dhe dytësore të trungut e rregullt.
  • Sistemi rrënjor duhet të jetë i degëzuar mirë, i pasur me rrënjë kapilare të freskëta dhe të shëndetshme.

                                                     

Specifikime Teknike me Foto Ilustruese:

  1. Eucalipto, Shelg i butë (me perimetër 8 – 12 cm, 2 m nga toka) në vazo.

Deri më tani, është një nga bimët që kërkon më pak kohë për të arritur një lartësi të konsiderueshme, pasi nëse kushtet janë të favorshme për vetëm një vit, ajo mund të rritet një lartësi mahnitëse prej 1 metri. Gjethet e rritura janë të zgjatura, me ngjyrë të ndritshme kaltërosh-jeshile, dhe në varësi të specieve, mund të sigurojnë një hije të këndshme.

 

 

 

Për këtë procedurë prokurimi ofertat duhet të dorëzohen nëpërmjet email-it në adresën: info@liburnetik.org brenda datës 30 Shtator 2024 dhe duhet të përfshijë si dokumentacion mbështetës:

  • Ofertën financiare të për blerjen e produkteve më sipër duke përfshirë TVSH
  • Licenca e Ushtrimit të Aktivitetit (Ekstrakt QKB) dhe çdo licencë shtesë që aktiviteti zotëron
  • Subjekti duhet te kujdeset gjithashtu dhe per transportin nga vendodhja e biznesit në zonën e liqenit të Paskuqanit.

 

 

Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave.

Ofruesi i Shërbimit duhet të ofrojë Faturë Fiskale, të ligjshme sipas ligjit në fuqi.

Të gjitha pagesat do të bëhen përmes llogarisë bankare të subjektit fitues. Nuk do të pranohet dhe do të skualifikohen automatikisht të gjitha subjektet që kërkojnë forma të pagesave me para në dorë.

 

Subjekti që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

Në rast se vlera e parashikuar për këtë zë në projekt, e tejkalon fondin limit, subjekti do të kontaktohet nga organizata për të vijuar me fazën e negocimit.