Ftesë për Ofertë: Ushqim dhe Finger Food | Projekti Green Future
30 Maj, 2024
Ftesë për Ofertë: Blerje Pemesh | Projekti Green Future
14 Shtator, 2024

Ftesë për Ofertë: Sherbim Trajnimi / Modul me 1 kredit

 

FTESË PËR OFERTË

 

Emri:                                                  Shoqata LIBURNETIK

Adresa:                                               Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7  Kodi Postar 1017,                                                                                 Tirane, Shqiperi
E-mail:                                               info@liburnetik.org

Data e Fillimit të Prokurimit:             11 Shtator 2024

Afati i dorëzimit të ofertës:                  18 Shtator 2024

 

SHOQATA LIBURNETIK po zbaton projektin “Green Futures”  në Bashkinë Kamëz në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, LIBURNETIK kërkon të identifikojë kompani/grup ekspertësh të cilat ofrojnë shërbime të trajnimeve për ngritje të kapaciteteve për 50 mësues të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare me 1 Kredit.

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 20 Shtator 2024, në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org.

 


Specifikimet teknike:

Nr Përshkrimi i  Shërbimit Çmimi me TVSH
1 Mbajtja e trajnimit 1 ditor me temën:

• Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Në trajnim ofertuesit duhet të japin modulin e tyre të parashikuar për OZhQ për 50 mësues të shkollave 9-vjeçare dhe ato të mesme.

2 Certifikim i trajnimit për 50 mësues për modulin e trajnimit me temë “Objektivaz e Zhvillimit të Qendrueshem”, 1 Kredit = mesues  

 

Përshkrimi i Sherbimit

Ofrimi i këtij shërbimi ofrohet për periudhën Shtator – Tetor 2024. Datat e sakta do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues.

Kushte të Përgjithshme

  1. Subjektet të jenë të kualifikuara për ofrimin e shërbimeve të trajnimeve;
  2. Subjektet duhet të ofertojnë me CV-të relevante të trajnerëve të kualifikuar për secilën nga temat e specifikuara në tabelën e mësipërme;
  3. Subjekti duhet te paraqese në ofertën e tij: Ofertën e plote financiare, Ekstrakt /licence e subjektit qe është i licensuar per ofrimin e sherbimit si edhe NIPT
  4. Pas nënshkrimit të kontratës dhe para mbajtjes së trajnimit, duhet të paraqitet kurrikula e modulit dhe të ofrohen detaje për kapitujt që do të mbulohen.
  5. Me rastin e përfundimit të trajnimit, trajneri duhet të dorëzoj raportin final për trajnimin e mbajtur.
  6. Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës së rregullt.
  7. Dorëzimi i ofertës mund të bëhet deri më datën 18 Shtator 2024, në email adresën: info@liburnetik.org

Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave

Subjekti që që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

 

Terma Reference Trajnimi i Mesueseve