Ftesë për Ofertë: Ekspert të Ndërmarrjeve Sociale
1 Shtator, 2024
Ftesë për Ofertë: Sherbim Trajnimi / Modul me 1 kredit
11 Shtator, 2024

Ftesë për Ofertë: T-Shirt dhe Stampip | Projekti Green Future

                                                                                                                                                                                                                                                                                          

FTESË PËR OFERTË 

 

Emri: Shoqata LIBURNETIK 

Adresa: Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7  Kodi Postar 1017,  Tirane, Shqiperi     
E-mail: info@liburnetik.org 

Data e Fillimit të Prokurimit: 03 Shtator 2024 

Afati i dorëzimit të ofertës: 13 Shtator 2024 

 

SHOQATA LIBURNETIK po zbaton projektin “Green Futures”  në Bashkinë Kamëz në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.  

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon prodhimin e 100 bluzave të llojit T-Shirt që do të përdoren në aktivitetet e projektit. 

Kushtet për pjesëmarrje: 

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 13 Shtator 2024, në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org. 

 

 

 

Specifikimet teknike:  

Nr  Përshkrimi i  Shërbimit  cope  Çmimi me TVSH 
1  Bluze T-Shirt me ngjyre te Bardha te loguara në formatin A4 në pjesën e përparme  100   

 

 

Përshkrimi i Produktit: 

  • Lloji i Produktit: Bluza T-Shirt 
  • Ngjyra: E bardhë 
  • Madhësitë: M, L, XL 
  • Materiali: 100% pambuk ose 70% pambuk 
  • Logu: Printim në formatin A4 në pjesën e përparme të bluzës (pjesa e gjoksit) 

Specifikat e Printimit: 

  • Formati i Printimit: A4 
  • Vendndodhja e Printimit: Pjesa e përparme 
  • Metoda e Printimit: Printim digital/silkscreen (në varësi të preferencës) 
  • Ngjyrat e Printimit: Jeshile e Kuqe, Verdhe, Blu, Bojqelli, e Zeze 

 

 Kushte të përgjithshme: 

  1. Biznesi ofertues duhet te kete ne aktivitetin e tij shitjen e bluzave. 
  1. Te jete i licencuar 
  1. Të mundësojë faturë fiskale dhe të ofrojë mundësinë e pagesës me bankë 

 

 

Dorëzimi i ofertave duhet të kryhet nëpërmjet email-it në adresën: info@liburnetik.org brenda datës 13 Shtator 2024 dhe duhet të përfshijë: 

  • Ekstraktin e QKB 

 

Në ofertën e tyre, ofertuesit duhet të paraqesin të dhënat e plota të personit te kontaktit.  

Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave 

Subjekti që që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.