Ftesë për Ofertë: Ushqim dhe Finger Food | Projekti Green Future
May 30, 2024
Ftesë për Ofertë: Blerje Paisjesh Foto dhe Video
August 1, 2024

Ftesë për Ofertë: Shërbime Grafike, Foto dhe Video

 

FTESË PËR OFERTË

 

Emri Shoqata LIBURNETIK
Address Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi’, H.1, Ap.7
Kodi Postar 1017, Tirane, Shqiperi
E-mail info@liburnetik.org
Data e Fillimit të Prokurimit 1 Gusht 2024
Afati i Dorëzimit të Ofertës 31 Gusht 2024

 

 

Projekti “Turizmi i Përgjegjshëm dhe Zhvillimi Lokal në Qarkun e Vlorës” është pjesë e Iniciativës “Rezistenca Margjinale: Modeli i Ekonomisë Qarkulluese për Vlerësimin e Potencialeve Territoriale”, i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Rajoni i Pulias. Projekti ka për qëllim përforcimin e ndërmarrjeve sociale dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm si nxitës kryesor për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.

Në kuadër të këtij projekti, organizata do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me objekt: “Shërbime Grafike, Foto dhe Video”.

 

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 31 Gusht 2024  në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org.

 

 

 

Specifikimet teknike:

Nr Sherbimi
Pershkrimi
Çmimi

Me TVSH

1 Shërbime Grafike, Foto dhe Video Përfshin dizajn posterash, broshurash dhe materialeve promovuese digjitale; fotografi dhe video profesionale për ngjarje dhe promovime, përfshirë editimin; si dhe redaktim grafik dhe video për përgatitje materiale për publikim dhe përdorim online.

 

 

Për këtë procedurë prokurimi ofertat duhet të dorëzohen dorazi në adresën operative të organizatës si vijon:

Shoqata LIBURNETIK Organisation,

Rruga ‘Siri Kodra’ Nr. 332 H. 1, 1017

Tirane, Shqiperi

 

Zarfi duhet te jetë i myllur dhe të jetë e shkruar:

Emri i Subjektit që dërgon Ofertën

Lënda: Ofertë në kuadër të thirrjes për Shërbime Grafike, Foto dhe Video

Të mos hapet para afatit zyrtar

 

 

Ofertat do të pranohen deri në datën 31 Gusht 2024 ora 16.00 dhe duhet të përfshijë si dokumentacion mbështetës:

  • Ofertën financiare të për blerjen e produkteve më sipër duke përfshirë TVSH duke përdorur modulin e veçantë të organizatës që shoqërohet në Annex 1 të këtij dokumenti.
  • Ekstrakt i QKB.

 

 

Vini re: Ofruesi i Shërbimit duhet të ofrojë Faturë Fiskale, të ligjshme sipas ligjislacionit në fuqi.

Të gjitha pagesat do të bëhen përmes llogarisë bankare të subjektit fitues. Nuk do të pranohet dhe do të skualifikohen automatikisht të gjitha subjektet që kërkojnë forma të pagesave me para në dorë.

 

Subjekti fitues do të njoftohet brenda 10 ditëve pas përfundimit të vlerësimit dhe lidhjes së kontratës.

 

Subjekti që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

Në rast se vlera e parashikuar për këtë zë në projekt, e tejkalon fondin limit, subjekti do të kontaktohet nga organizata për të vijuar me fazën e negocimit.

 

 

 

ANNEX 1

 

 

OFERTË

Emri i Subjektit: __________________

Adresa: __________________

NIPT: __________________

Data: __________________

 

Pasi kam lexuar thirrjen me kujdes të ftesës për ofertë për “Blerje Paisjesh Foto dhe Video” ju paraqesim ofertën si vijon:

 

Nr Sherbimi
Pershkrimi
Çmimi

Me TVSH

1 Shërbime Grafike, Foto dhe Video Përfshin dizajn posterash, broshurash dhe materialeve promovuese digjitale; fotografi dhe video profesionale për ngjarje dhe promovime, përfshirë editimin; si dhe redaktim grafik dhe video për përgatitje materiale për publikim dhe përdorim online.

 

Emri i Subjektit

 

 

_____________________________________

Administratori (Firme dhe Vule)