FTESË PËR OFERTË – Ushqim | Projekti Re-Debate
May 6, 2024
Ftesë për Ofertë: Ekspert Mjedisi ne Kamez | Projekti Green Future
May 30, 2024

Ftesë për Ofertë: VR Tools | Projekti Green Future

 

FTESË PËR OFERTË

 

Emri:                                                  Shoqata LIBURNETIK

Adresa:                                               Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7  Kodi Postar 1017,                                                             Tirane, Shqiperi
E-mail:                                               info@liburnetik.org

Data e Fillimit të Prokurimit:           30 Maj 2024

Afati i dorëzimit të ofertës:                 06 Qershor 2024

 

SHOQATA LIBURNETIK po zbaton projektin “Green Futures” në bashkinë Kamëz në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon produktin, VR Tools të markës Meta me specifikimet si vijon.

 

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 06 Qershor 2024, në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org

Specifikimet teknike:

Nr Përshkrimi i produktit
Sasia
Çmimi/njësi

Me TVSH

1 Meta Quest Pro VR Tools 2 cope

Specifikime  të përgjithshme teknike:

  • Produkti duhet të jetë autentik i kompanisë “Meta”
  • Sistemi operativ duhet të jetë Android
  • Të paktën 5GB RAM
  • Të paktën 128 GB Memorie
  • Të ofrohet të paktën 1 vit garanci
  • Në momentin e dorëzimit, produkti nuk duhet të jetë i përdorur nga të tjerë, nuk duhet të jetë shfaqur në ekspozitore, duhet të jetë në gjendje perfekte, si i dalë nga prodhimi.
  • Duhet të ketë të gjithë aksesorët në kuti sipas promovimit që kompania lancuese “META” deklaron.
  • Duhet të jetë i përshtatshëm për t’u karikuar sipas standardit evropian
  • Produkti duhet të ketë të stampuar në ambalazh “CE” (Certified Europe)
  • Për produktin e ofruar pranohet vetëm versioni i përshtatur/prodhuar për EVROPËN.

 

Kushte të përgjithshme:

  • Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
  • Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Kamëz
  • Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës info@liburnetik.org brenda datës 06 Qershor 2024
  • Nuk pranohen ofertat dorazi.
  • Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.

 

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  • Ekstraktin e QKB të subjektit;
  • Ofertën financiare për produktin sipas tabelës më sipër.

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.