Ftesë për Ofertë: VR Tools | Projekti Green Future
30 Maj, 2024
Ftesë për Ofertë: Ushqim dhe Finger Food | Projekti Green Future
30 Maj, 2024

Ftesë për Ofertë: Ekspert Mjedisi ne Kamez | Projekti Green Future

FTESË PËR OFERTË

 

Emri:                                                  Shoqata LIBURNETIK

Adresa:                                               Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7  Kodi Postar 1017,                                                             Tirane, Shqiperi
E-mail:                                               info@liburnetik.org

Data e Fillimit të Prokurimit:           30 Maj 2024

Afati i dorëzimit të ofertës:                 06 Qershor 2024

 

SHOQATA LIBURNETIK po zbaton projektin “Green Futures”  në Bashkinë Kamëz në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon një ekspert mjedisi i cili do të angazhohet në aktivitetet e projektit.

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 06 Qershor 2024, në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org.

Specifikimet teknike:

Nr Përshkrimi i  Shërbimit Çmimi
1 Ekspert Mjedisi

 

 

 

 

 

Përshkrim i detajuar i specifikimeve teknike:

 

Eksperti do të asistojë stafin e organizatës zbatuese përgjatë projekteve, ai do të ndihmojë të rinjtë pjesëmarrës për të kuptuar më mirë temat që do të trajtothen në lidhje me mjedisin duke u përpjekur që të përshtatet sipas grup moshës së pjesëmarrësve.

 

 

Detyrat specifike të ekspertit përfshijnë:

  1. Asistencë në Planifikimin e Projekteve:
    • Pjesëmarrja në takime me stafin e organizatës për të zhvilluar planin e aktiviteteve dhe projektet përkatëse.
    • Kontributi në krijimin e materialeve edukative dhe trajnimeve të nevojshëm për projektin.
  2. Mbështetje në Zhvillimin e Aktiviteteve:
    • Asistimi i të rinjve gjatë aktiviteteve për të siguruar që ata të kuptojnë dhe të angazhohen plotësisht në temat e trajtuara.
  3. Raportimi:
    • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve të detajuara pas çdo aktiviteti, duke përfshirë rekomandimet për përmirësime të mundshme.
  4. Konsultimi dhe Trajnimi:
    • Ofrimi i trajnimeve për stafin dhe pjesëmarrësit për temat e trajtuara në projekt.
    • Konsultimi me stafin dhe pjesëmarrësit për çështje specifike që lidhen me projektetin

Personi që do të angazhohet në total në 10 aktivitete duke përfshirë gjithesej rreth 30 ditë duke përfshirë periudhat e raportimit, post dhe para aktivitetit.

Kushte të përgjithshme:

  • Eksperti preferohet të ketë mbaruar Universitetin Bujqësor të Kamzës.
  • Të ketë bërë të paktën 2 lëndë në kurrikula me në fokus mjedisin
  • Të ketë eksperiencë pune me projekte të ngjashme dhe organizata rinore
  • Preferohet të jetë banues në Kamëz

Dorëzimi i ofertave duhet të kryhet nëpërmjet email-it në adresën: info@liburnetik.org brenda datës 6 Qershor 2024 dhe duhet të përfshijë:

  • CV
  • Ofertën financiare të shërbimit sa më sipër.

 

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL ku të përfshihet dhe 15% i tatimit në burim sipas legjislacionit fiskal në fuqi.

Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave. 

Subjekti që që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.