FTESË PËR OFERTË
Emri: Shoqata LIBURNETIK
Adresa: Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7 Kodi Postar 1017, Tirane, Shqiperi
E-mail: info@liburnetik.org
Data e Fillimit të Prokurimit: 30 Maj 2024
Afati i dorëzimit të ofertës: 07 Qershor 2024
SHOQATA LIBURNETIK po zbaton projektin “Green Futures” në bashkinë Kamëz në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.
Në kuadër të këtij projekti organizata kërkon të organizojë 6 aktivitete për të cilët është i nevojshëm shërbimi i kateringut për ushqimin e pjesëmarrësve
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 07 Qershor 2024, në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org
Specifikimet teknike:
Nr | Përshkrimi i produktit | Sasia |
Çmimi/njësi
Me TVSH |
1 | Fingerfood dhe Ushqim (100 persona) per Aktivitetin 2 | 100 persona | |
2 | Fingerfood dhe Ushqim (50 persona) per Aktivitetin 3 | 50 persona | |
3 | Fingerfood dhe Ushqim (100 persona) per Aktivitetin 4 | 100 persona | |
4 | Ushqim (Snacks) / Uje per Aktivitetin 5 (parashikuar 30 persona) | 30 persona | |
5 | Ushqim (Snacks) / Uje per Aktivitetin 7 (parashikuar 30 persona) | 30 persona | |
6 | Ushqim (Snacks) / Uje per Aktivitetin 8 (parashikuar 30 persona) | 30 persona |
Përshkrim i detajuar i specifikimeve teknike:
Katering (ushqim i lehtë dhe pije) eshte ne total per 6 aktivitete (6 dite) . Ditët e shërbimit do jenë të shpërndara në 5 muaj, 6 ditë në total. Në menunë e ofruar duhet të përfshihen ushqime të lehta në formën e snacks, ujë dhe pije freskuese jo-alkolike.
Ofrimi i këtij shërbimi kërkohet për periudhën Qershor 2024 – Tetor 2024
Kushtet e pëgjithshme:
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.
Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave