Ftesë për Ofertë: Ekspert Mjedisi ne Kamez | Projekti Green Future
May 30, 2024
Ftesë për Ofertë: Sherbim Trajnimi / Modul me 1 kredit
September 11, 2024

Ftesë për Ofertë: Ushqim dhe Finger Food | Projekti Green Future

 

FTESË PËR OFERTË

 

Emri:                                                  Shoqata LIBURNETIK

Adresa:                                               Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7  Kodi Postar 1017,                                                                                 Tirane, Shqiperi
E-mail:                                               info@liburnetik.org

Data e Fillimit të Prokurimit:             30 Maj 2024

Afati i dorëzimit të ofertës:                  07 Qershor 2024

 

SHOQATA LIBURNETIK po zbaton projektin “Green Futures” në bashkinë Kamëz në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.

Në kuadër të këtij projekti organizata kërkon të organizojë 6 aktivitete për të cilët është i nevojshëm shërbimi i kateringut për ushqimin e pjesëmarrësve

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 07 Qershor 2024, në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org

Specifikimet teknike:

Nr Përshkrimi i produktit
Sasia
Çmimi/njësi

Me TVSH

1 Fingerfood dhe Ushqim (100 persona) per Aktivitetin 2 100 persona
2 Fingerfood dhe Ushqim (50 persona) per Aktivitetin 3 50 persona  
3 Fingerfood dhe Ushqim (100 persona) per Aktivitetin 4 100 persona  
4 Ushqim (Snacks) / Uje per Aktivitetin 5 (parashikuar 30 persona) 30 persona  
5 Ushqim (Snacks) / Uje per Aktivitetin 7 (parashikuar 30 persona) 30 persona  
6 Ushqim (Snacks) / Uje per Aktivitetin 8 (parashikuar 30 persona) 30 persona  

 

Përshkrim i detajuar i specifikimeve teknike:

Katering (ushqim i lehtë dhe pije) eshte ne total per 6 aktivitete (6 dite) . Ditët e shërbimit do jenë të shpërndara në 5 muaj, 6 ditë në total. Në menunë e ofruar duhet të përfshihen ushqime të lehta në formën e snacks, ujë dhe pije freskuese jo-alkolike.

Ofrimi i këtij shërbimi kërkohet për periudhën Qershor 2024 – Tetor 2024

 

 

Kushtet e pëgjithshme:

  • Subjektet duhet të jenë të licensuar në mënyrë të rregullt dhe ligjore;
  • Preferohen subjekte të regjistruara të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë në territorin e bashkisë Kamez
  • Subjektet duhet të dërgojnë menutë përkatëse
  • Dorëzimi i ofertave duhet të kryhet nëpërmjet email-it në adresën: info@liburnetik.org brenda datës 07/06/2024
  • Pagesa e subjektit do të kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit të kërkuar dhe lëshimit të faturës përkatëse të fiskalizuar.

 

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  • Ekstraktin e QKB të subjektit;
  • Ofertën financiare për produktin sipas tabelës më sipër.

 

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave