Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation
Adresa operative: Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7 Kodi Postar 1017
Email: info@liburnetik.org
Dita e shpalljes: 06/05/2024
Afati për dorëzimin e ofertave: 20/05/2024
Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Re-Debate VII, Kampionati Kombëtar i Debatit” me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Për zbatimin e projektit Organizata LIBURNETIK ka nevojë për shërbimin e katering për 200 racione për një aktivitet 4 ditor në muajin maj, gjatë të cilëve pjesëmarrësit do të kenë pushim për konsumimin e një vaktit të drekës. Shërbimi duhet të përfshijë:
Specifikimet teknike
Nr | Përshkrimi i produktit | Sasia |
Çmimi/njësi |
1 | Ushqim për Aktivitetin (4 Ditor) | 200 racione |
Përshkrim i detajuar i specifikimeve teknike:
Katering (ushqim i lehtë) është në total per 4 aktivitete (4 ditë). Ditët e shërbimit do jenë të shpërndara në muajin maj 2024.
Racionet duhet të përfshijnë ushqime të lehta në formën e snacks, fingerfood, embëlsira të vogla.
Individët ose kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe specifikimet teknike nën të cilat do të zhvillohet ky prokurim.
Nëse keni nevojë për informacion të mëtejshëm ose detaje shtesë, ndihuni të lirë të pyesni në adresën e-mail: info@liburnetik.org
Kushtet e përgjithshme:
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.