FTESË PËR OFERTË – Mallra (T-Shirt me ngjyra të ndryshme)
May 6, 2024
FTESË PËR OFERTË – Ushqim | Projekti Re-Debate
May 6, 2024

FTESË PËR OFERTË – Kafe/pije freskuese | Projekti Re-Debate

Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation

Adresa operative: Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7  Kodi Postar 1017

Email: info@liburnetik.org

 

Dita e shpalljes:     06/05/2024

Afati për dorëzimin e ofertave:     20/05/2024

 

Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Re-Debate VII, Kampionati Kombëtar i Debatit” me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Për zbatimin e projektit Organizata LIBURNETIK ka nevojë për shërbimin e katering për 32 sesione aktiviteti në muajin maj, gjatë të cilëve pjesëmarrësit do të kenë pushim për konsumimin e pijeve freskuese dhe kafe. Produktet duhet të përfshijnë:

Specifikimet teknike

  1. Pije freskuese 40 copë për sesion aktiviteti;
  2. Kafe 40 copë për sesion aktiviteti.

Produktet e mësipërme kërkojnë të jenë të cilësisë dhe standardit të lartë për të përmbushur nevojat tona në zbatim të aktivitetit.

Individët ose kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe specifikimet teknike nën të cilat do të zhvillohet ky prokurim.

Nëse keni nevojë për informacion të mëtejshëm ose detaje shtesë, ndihuni të lirë të pyesni në adresën e-mail: info@liburnetik.org

Kushtet e përgjithshme:

  • Ofertuesit duhet të kenë përvojë të mëparshme në ofrimin e shërbimeve ose produkteve të përmendura.
  • Duhet të jenë të licensuar në mënyrë të rregullt dhe ligjore;
  • Pagesa e subjektit do të kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit të kërkuar dhe lëshimit të faturës përkatëse të fiskalizuar.
  • Ofertuesit duhet të paraqesin një ofertë që përfshin çmimin për sesion aktiviteti, por duke ju përbajtur sasisë së kërkuar për kategori produkti.
  • Dorëzimi i ofertave duhet të kryhet në adresën e zyrës së organizatës, Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi’ Pallati 17 Katësh, Kati I, Ap. 4, 1001 Tiranë, Shqipëri, brenda datës 20 Maj 2024.

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.