Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation
Adresa: Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri
Email: info@liburnetik.org
Dita e shpalljes: 15/11/2023
Afati për dorëzimin e ofertave: 12/12/2023
Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Në Duar të Sigurta” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Me qëllim zbatimin e aktiviteteve të projektit LIBURNETIK është duke kërkuar një subjekt që do të ofrojë shërbim ushqimor finger-food gjatë periudhës Dhjetor – Korrik 2023 në Sarandë, Shqipëri.
Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe specifikimet teknike deri më date 12/12/2023, në adresën e email-it: info@liburnetik.org
Specifikimet teknike:
LIBURNETIK do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet dhe produktet sipas cilësimeve në tabelën e mëposhtme:
Nr |
Përshkrimi i shërbimit |
· 1. | Refreshment – Finger Food dhe Dreke:
|
Specifikime të Shërbimeve të Kërkuara
– Ushqimi do të përfshijë vaktet finger-food..
– Shërbimi i ushqimit do të duhet të sigurohet sipas specifikimeve ne përshkrimin e shërbimit.
– Ushqimi duhet të jetë i gatshëm dhe i shërbyer sipas orareve që do të caktohen nga kontraktuesi.
– Duhet të respektohen të gjitha kushtet e higjienës dhe sigurisë ushqimore sipas standardeve lokale dhe ndërkombëtare.
– Te gjitha pagesat per objektin e prokurimit do te kryhen permes bankes.
Kriteret e Përzgjedhjes
– Ofruesit e shërbimeve duhet të jenë subjekte që kanë në fokus shërbimet e restorantit, kateringut ose ekuivalente.
– Menytë duhet të jenë të pasura në shije dhe të balancuara në termat e vlerave ushqyese.
– Ofruesit duhet të ofrojnë dhe shërbimin e transportit në vendin e aktivitetit.
Udhëzime për Dorëzimin e Ofertave
Ofruesit e interesuar duhet të përgatisin dhe dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
– Oferta sipas aneksit A, e ndarë në zëra.
– Ekstrakt nga QKB
– Ofertat duhet të dorëzohen në formatin PDF në e-mail: info@liburnetik.org me subjekt: Ofertë për Ofrim Ushqimi, Në Duar te Sigurta Sarandë.
– Afati për dorëzimin e ofertave është data 12/12/2023 deri në orën 13:00
Kërkesat Ligjore
– Ofruesi i shërbimit duhet të jetë i licencuar nga Qëndra kombëtare e Biznesit.
– Duhet të përmbushen të gjitha standardet e higjienës vendase.
Afatet Kohore
– Thirrja për ofertat fillon më 15 Nëntor 2023.
– Afati i dorëzimit të ofertave mbyllet më 12 Dhjetor 2023 ora 13.00
– Periudha e vlerësimit të ofertave është nga 13 deri më 15 Dhjetor 2023.
– Njoftimi i fituesit të kontratës pritet të bëhet më 15 Dhjetor 2023.
Informacioni për Kontakt
Për çdo pyetje rreth procesit të prokurimit, ju lutemi kontaktoni:
Shoqatën LIBURNETIK në email info@liburnetik.org