Ftesë për Ofertë: Graphic Designer
November 17, 2023
ADRESIMI I DHUNËS SEKSUALE TEK ADOLESHENTËT NË SHQIPËRI – DOKUMENT POLITIKASH
April 11, 2024

Ftesë për Ofertë: Ofrim Ushqimi për nevojat e projektit “Në Duar të Sigurta”, Kamëz

Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation

Adresa: Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri

Email: info@liburnetik.org

 

Dita e shpalljes:     17/11/2023

Afati për dorëzimin e ofertave:     24/11/2023

 

Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Në Duar të Sigurta” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Me qëllim zbatimin e aktiviteteve të projektit LIBURNETIK është duke kërkuar një subjekt që do të ofrojë shërbim ushqimor finger-food gjatë periudhës Dhjetor – Korrik 2023 në Kamëz, Shqipëri.

Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe specifikimet teknike deri më date 22/11/2023, në adresën e email-it: info@liburnetik.org

 

Specifikimet teknike:

 

LIBURNETIK do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet dhe produktet sipas cilësimeve në tabelën e mëposhtme:

 

 

Nr Përshkrimi i shërbimit
·         1.   Refreshment – Finger Food dhe Dreke:

 

·         Ushqim per Trajnimin 4 ditor (32 persona * 4 dite)

·         Ushqim per Zhvillimin e Takimeve te Forumit, 10 Takime (100 pergjate gjithë muajve)

·         Ushqim për Aktivitetin e Prezantimeve (20 persona)

·         Ushqim per Takimin Final (120 persona)

 

 

 

Specifikime të Shërbimeve të Kërkuara

– Ushqimi do të përfshijë vaktet finger-food.

– Shërbimi i ushqimit do të duhet të sigurohet sipas specifikimeve ne përshkrimin e shërbimit.

– Ushqimi duhet të jetë i gatshëm dhe i shërbyer sipas orareve që do të caktohen nga kontraktuesi.

– Duhet të respektohen të gjitha kushtet e higjienës dhe sigurisë ushqimore sipas standardeve lokale dhe ndërkombëtare.

Te gjitha pagesat per objektin e prokurimit do te kryhen permes bankes.

 

Kriteret e Përzgjedhjes

– Ofruesit e shërbimeve duhet të jenë subjekte që kanë në fokus shërbimet e restorantit, kateringut ose ekuivalente.

– Menytë duhet të jenë të pasura në shije dhe të balancuara në termat e vlerave ushqyese.

– Ofruesit duhet të ofrojnë dhe shërbimin e transportit në vendin e aktivitetit.

 

Udhëzime për Dorëzimin e Ofertave

Ofruesit e interesuar duhet të përgatisin dhe dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

– Oferta sipas aneksit A, e ndarë në zëra.

– Ekstrakt nga QKB

– Ofertat duhet të dorëzohen në formatin PDF në e-mail: info@liburnetik.org me subjekt: Ofertë për Ofrim Ushqimi, Në Duar te Sigurta Kamëz.

– Afati për dorëzimin e ofertave është data 24/11/2023 deri në orën 13:00

 

Kërkesat Ligjore

– Ofruesi i shërbimit duhet të jetë i licencuar nga Qëndra kombëtare e Biznesit.

– Duhet të përmbushen të gjitha standardet e higjienës vendase.

 

Afatet Kohore

– Thirrja për ofertat fillon më 17 Nëntor 2023.

– Afati i dorëzimit të ofertave mbyllet më 24 Nëntor 2023 ora 13.00

– Periudha e vlerësimit të ofertave është nga 24 deri më 27 Nëntor 2023.

– Njoftimi i fituesit të kontratës pritet të bëhet më 27 Nëntor 2023.

 

Informacioni për Kontakt

Për çdo pyetje rreth procesit të prokurimit, ju lutemi kontaktoni:

Shoqatën LIBURNETIK në email info@liburnetik.org

 

        FTESË PËR OFERTË – Ushqim Kamez