Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation
Adresa: Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri
Email: info@liburnetik.org
Dita e shpalljes: 17/11/2023
Afati për dorëzimin e ofertave: 24/11/2023
Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Në Duar të Sigurta” në Kamëz dhe Sarandë në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Me qëllim zbatimin e aktiviteteve të projektit LIBURNETIK është duke kërkuar një subjekt ose ekspert që do të ofrojë shërbimin e Graphic Designer në periudhën Nëntor – Mars 2023 në kuadër të projekteve.
Subjektet dhe individët e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe specifikimet teknike deri më date 22/11/2023, në adresën e email-it: info@liburnetik.org.
Specifikimet teknike:
LIBURNETIK do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet dhe produktet sipas cilësimeve në tabelën e mëposhtme:
Nr | Përshkrimi i shërbimit |
· 1. | Graphic Designer |
Specifikime të Shërbimeve të Kërkuara
– Zhvillimi i identitetit vizual të projektit, duke përfshirë logon dhe linjën grafike
– Dizajnimi i materialeve të shtypura si broshura, flajera, posterë dhe fletëpalosje.
– Krijimi i grafikave dhe animacioneve për përdorim në webfaqe dhe mediat sociale.
– Dizajnimi i paketave të sponsorizimit dhe materialeve të ngjashme promocionale.
– Editimi i Videove dhe Fotove
Kriteret e Përzgjedhjes
– Ofruesit e shërbimeve duhet të kenë eksperiencë në Graphic Design dhe të njohin programet bazike të editimit si Photoshop, Ilustrator, Premiere ose ekuivalente.
– Pasja e eksperiencave të mëparshme me projekte të ngjashme dhe organizata do të ketë përparësi.
Udhëzime për Dorëzimin e Ofertave
– Ofruesit e interesuar duhet të përgatisin dhe dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
– Oferta sipas aneksit A
– Ekstrakt nga QKB (në rastin si subjekt)
– CV (në rastin individ)
– Ofertat duhet të dorëzohen në formatin PDF në e-mail: info@liburnetik.org me subjekt: Ofertë për Graphic Designer, Projekti Në Duar te Sigurta
– Afati për dorëzimin e ofertave është data 22/11/2023 deri në orën 13:00
Kërkesat Ligjore
– Ofruesi i shërbimit do ti nënshtrohet tatimit në burim 15% që aplikohet nga organizata për kontratat e shërbimit që zbatohen sipas legjislacionit në fuqi.
Afatet Kohore
– Thirrja për ofertat fillon më 17 Nëntor 2023.
– Afati i dorëzimit të ofertave mbyllet më 24Nëntor 2023 ora 13.00
– Periudha e vlerësimit të ofertave është nga 27 deri më 28 Nëntor 2023.
– Njoftimi i fituesit të kontratës pritet të bëhet më 28 Nëntor 2023.
Informacioni për Kontakt
Për çdo pyetje rreth procesit të prokurimit, ju lutemi kontaktoni:
Shoqatën LIBURNETIK në email info@liburnetik.org