Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation
Adresa: Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri
Email: info@liburnetik.org
Dita e shpalljes: 17/11/2023
Afati për dorëzimin e ofertave: 24/11/2023
Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Në Duar të Sigurta” në Kamëz dhe Sarandë në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Me qëllim zbatimin e aktiviteteve të projektit LIBURNETIK është duke kërkuar një subjekt ose ekspert që do të ofrojë shërbimin e Financës në periudhën Nëntor – Mars 2023 në kuadër të projekteve.
Subjektet dhe individët e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe specifikimet teknike deri më date 22/11/2023, në adresën e email-it: info@liburnetik.org
Specifikimet teknike:
LIBURNETIK do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet dhe produktet sipas cilësimeve në tabelën e mëposhtme:
Nr | Përshkrimi i shërbimit |
· 1. | Financier |
Specifikime të Shërbimeve të Kërkuara
– Ofron menaxhim financiar transparent dhe të besueshëm.
– Ka aftësinë për të përpiluar dhe monitoruar buxhetet e projekteve.
– Siguron raportim të rregullt dhe të detajuar financiar.
– Deklarimet dhe Prerjen e Faturave
– Menaxhimi i të gjitha llogarive dhe fondeve të projektit.
– Përpilimi i buxheteve dhe planeve financiare në përputhje me objektivat e projektit.
– Këshillim financiar për optimizmin e shpenzimeve dhe identifikimin e mundësive për kursime.
– Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
– Sigurimi që të gjitha transaksionet financiare janë në përputhje me legjislacionin vendas
Kriteret e Përzgjedhjes
– Ofruesit e shërbimeve duhet të jenë subjekte ose individë që ofrojnë shërbimin e ekspertit financiar.
– Të gjithë individët e regjistruar si të vetëpunësuar në QKB, duhet të paraqesin dhe Certifikatën e Regjistrimit së bashku me ekstraktin e QKB
– Në rastin kur individi i interesuar nuk është si i regjistruar ai duhet të nisi CV me eksperienca të mëparshme të cilat janë përparësi.
– Në rastin kur ofertuesi nuk është i regjistruar në organet tatimore do t’i nënshtrohet mbajtjes së vlerës së tatimit në burim 15% sipas legjislacionit në fuqi.
Udhëzime për Dorëzimin e Ofertave
Ofruesit e interesuar duhet të përgatisin dhe dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
– Oferta sipas aneksit I
– Ekstrakt nga QKB (në rastin si subjekt)
– CV (në rastin individ)
– Ofertat duhet të dorëzohen në formatin PDF në e-mail: info@liburnetik.org me subjekt: Ofertë për Financier, Projekti Në Duar te Sigurta
– Afati për dorëzimin e ofertave është data 22/11/2023 deri në orën 16:30
Afatet Kohore
– Thirrja për ofertat fillon më 15 Nëntor 2023.
– Afati i dorëzimit të ofertave mbyllet më 22 Nëntor 2023 ora 16:30
– Periudha e vlerësimit të ofertave është nga 23 deri më 24 Nëntor 2023.
– Njoftimi i fituesit të kontratës pritet të bëhet më 24 Nëntor 2023.
Informacioni për Kontakt
Për çdo pyetje rreth procesit të prokurimit, ju lutemi kontaktoni:
Shoqatën LIBURNETIK në email info@liburnetik.org