Ftesë për Ofertë: Ofrim Ushqimi për nevojat e projektit “Në Duar të Sigurta”, Sarandë
November 17, 2023
Ftesë për Ofertë: Graphic Designer
November 17, 2023

Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation

Adresa: Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri

Email: info@liburnetik.org

 

Dita e shpalljes:     17/11/2023

Afati për dorëzimin e ofertave:     24/11/2023

Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Në Duar të Sigurta” në Kamëz dhe Sarandë në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Me qëllim zbatimin e aktiviteteve të projektit LIBURNETIK është duke kërkuar një subjekt ose ekspert që do të ofrojë shërbimin e Financës në periudhën Nëntor  – Mars 2023 në kuadër të projekteve.

Subjektet dhe individët e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe specifikimet teknike deri më date 22/11/2023, në adresën e email-it: info@liburnetik.org

 

Specifikimet teknike:

 

LIBURNETIK do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet dhe produktet sipas cilësimeve në tabelën e mëposhtme:

 

Nr Përshkrimi i shërbimit
·         1.   Financier

 

Specifikime të Shërbimeve të Kërkuara

– Ofron menaxhim financiar transparent dhe të besueshëm.

– Ka aftësinë për të përpiluar dhe monitoruar buxhetet e projekteve.

– Siguron raportim të rregullt dhe të detajuar financiar.

– Deklarimet dhe Prerjen e Faturave

– Menaxhimi i të gjitha llogarive dhe fondeve të projektit.

– Përpilimi i buxheteve dhe planeve financiare në përputhje me objektivat e projektit.

– Këshillim financiar për optimizmin e shpenzimeve dhe identifikimin e mundësive për kursime.

– Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore.

– Sigurimi që të gjitha transaksionet financiare janë në përputhje me legjislacionin vendas

 

Kriteret e Përzgjedhjes

– Ofruesit e shërbimeve duhet të jenë subjekte ose individë që ofrojnë shërbimin e ekspertit financiar.

– Të gjithë individët e regjistruar si të vetëpunësuar në QKB, duhet të paraqesin dhe Certifikatën e Regjistrimit së bashku me ekstraktin e QKB

– Në rastin kur individi i interesuar nuk është si i regjistruar ai duhet të nisi CV me eksperienca të mëparshme të cilat janë përparësi.

– Në rastin kur ofertuesi nuk është i regjistruar në organet tatimore do t’i nënshtrohet mbajtjes së vlerës së tatimit në burim 15% sipas legjislacionit në fuqi.

 

Udhëzime për Dorëzimin e Ofertave

Ofruesit e interesuar duhet të përgatisin dhe dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

– Oferta sipas aneksit I

– Ekstrakt nga QKB (në rastin si subjekt)

– CV (në rastin individ)

– Ofertat duhet të dorëzohen në formatin PDF në e-mail: info@liburnetik.org me subjekt: Ofertë për Financier, Projekti Në Duar te Sigurta

– Afati për dorëzimin e ofertave është data 22/11/2023 deri në orën 16:30

 

 

Afatet Kohore

– Thirrja për ofertat fillon më 15 Nëntor 2023.

– Afati i dorëzimit të ofertave mbyllet më 22 Nëntor 2023 ora 16:30

– Periudha e vlerësimit të ofertave është nga 23 deri më 24 Nëntor 2023.

– Njoftimi i fituesit të kontratës pritet të bëhet më 24 Nëntor 2023.

 

Informacioni për Kontakt

Për çdo pyetje rreth procesit të prokurimit, ju lutemi kontaktoni:

Shoqatën LIBURNETIK në email info@liburnetik.org

SHKARKO: FTESË PËR OFERTË – Financa Sarande Kamez