FTESË PËR OFERTË
Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation
Adresa: Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri
Email: info@liburnetik.org
Dita e shpalljes: 11/04/2023
Afati për dorëzimin e ofertave: 20/04/2023
Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Në Duar të Sigurta” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe për këtë kërkohet një shërbim ushqimi për gjatë zbatimit të projektit. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të organizojë një aktivitet për të cilin është i nevojshëm shërbimi me kafe, pije freskuese dhe ushqim për pjesëmarrësit.
Specifikimet teknike:
LIBURNETIK do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet dhe produktet sipas cilësimeve në tabelën e mëposhtme:
Nr | Përshkrimi i shërbimit | Çmimi/Njësi (Përfshirë TVSH) |
1. | Kafe
|
|
2. | Pije Freskuese jo-alkolike | |
3. | Ushqim FingerFood |
Përshkrim i detajuar i specifikimeve teknike:
Ofruesi i shërbimit duhet të sigurojë ushqim për 120 persona. Të gjitha pijet freskuese duhet të jenë të cilësisë së parë dhe jo imitime të ngjashme. Pijet energjike dhe ato aloolike nuk duhet të përfshihen në shërbim. Ushqimi fingerfood duhet të jetë i larmishëm me cilësi dhe të ketë gjithashtu alternative për veganët.
Kushtet e pëgjithshme:
Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave