Pas pesë edicioneve të suksesshme, LIBURNETIK starton edicionin VI të Kampionatit Kombëtar të Debatit, Re-Debate, duke dëshmuar tashmë traditën e konsoliduar të programit me në fokus mendimin kritik dhe kulturën e debatit tek të rinjtë e shkollave të mesme.
Një iniciativë e përkrahur nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, Re-Debate ashtu si edhe në edicionet e kaluara do të përfshijë të rinjtë gjimnazistë nga shkollat publike dhe private të vendit duke i nxitur ata të bëhen mendues të mirë kritik përmes të debatuarit. Qëllimi i projektit mbetet edukimi i tolerancës për mendimin ndryshe dhe bashkëpunimi midis të rinjve, për t’i afruar ata drejt një modeli debati konstruktiv, etikës në komunikim, të menduarit kritik, përballë modeleve të gabuara në shoqërinë shqiptare.
Re-Debate, është pjesë e Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë për 2021-2024 i iniciuar nga OSFA.
Qëllimi i Programit Kombëtar të Debatit Rinor është të fuqizojë të rinjtë (gjimnazistët dhe studentët) për të qenë qytetarë aktivë, të mirë-informuar dhe të ndërgjegjësuar se cfarë rëndësie ka për ta procesi i mendimit kritik, komunikimi konstruktiv dhe aftësitë të të folurit në publik duke marrë pjesë në proceset vendimmarrëse në komunitetin e tyre si dhe në jetën publike.
Objektivat specifikë të projektit janë:
Pas pesë vitesh angazhim me të rinjtë, projekti vazhdon ende të jetë i domodoshëm pasi megjithëse mjetet e komunikimit në ditët e sotme janë të shumta dhe të larmishme, sërish në Shqipëri ende vihet re mungesa e hapësirave për debat nga qytetarët, për qytetarët dhe problemet e tyre. Një përkrahje kjo, që mungon nga politika e cila ka “pushtuar” hapësirën e debatit, që shpesh plotësohet nga “ekspertë” të cilët inkurajojnë modele që në të vërtetë e kanë humbur përfshirjen e aktorëve të interesit.
Duke ndërthurur mendimin kritik përmes debatit ne synojmë të kemi një brez të rinjsh që argumenton qartazi dhe pastër dhe që në të ardhmen, do të jenë mendues të mirë kritik por dhe njëherazi aktivistë. Fenomeni i largimit të të rinjve, që tashmë është një “hemoragji” për kombin mund të parandalohet nëse kemi të rinj aktivistë të cilët kanë mundësinë të ushtrojnë presion ndaj politikave sociale si aktivistë dhe mendimtar kritik.
Si kultivues të mendimit kritik përmes të debatuarit synohet gjithashtu ndryshimi rrënjësor i konceptit të debatit në Shqipëri i cili për fat të keq, ndjek strategjinë e anatemimit të kundërshtarit me një ligjërim negative ashtu siç formatet e debateve televizive dhe debati parlamentar e dëshmon çdo ditë në vendin tonë.
LIBURNETIK do të vazhdojë të ndërtojë mbi përvojën e konsoliduar të Re-Debate jo vetëm organizimin e debatit në shkolla të mesme duke e shtrirë atë në nivel kombëtar por edhe nxitjen e institucioneve arsimore për integrimin e formatit të debatit si pjesë e kurikulës mësimore. Gjithashtu, programi i zhvillimit të mendimit kritik do pasurohet me përzgjedhjen e disa grupeve të cilët do të zhvillojnë një cikël mentorimi mbi aktivizmin rinor dhe ndërtimin e disa kauzave në nivel lokal.
LIBURNETIK dhe partnerët do të zhvillojë një program të mirëfilltë rritjeje të mendimit kritik, duke e konsideruar atë si një proces që duhet kultivuar vazhdimisht e që përbën pikënisjen e një formësimi të një qytetari të përgjegjshëm e aktiv. Kjo do të bëhet e mundur përmes zbatimit të modelit të kampionatit të debatit, trajnim-mentorim-veprim, i cili është tashmë i ngritur dhe mirëpritet nga të rinjtë e shkollave të mesme në të gjithë vendin.
Në këtë edicion të gjashtë do të mbahet për herë të parë Forumi Rinor i Debatit, me mbështetjen e Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe pjesëmarrjen e të rinjve debatues në gjimnaz, pjesë e programit Re-Debate zbatuar nga LIBURNETIK, dhe studentëve debatues, pjesë e programit Laboratori Universitar i Debatit – Nga Fjala te Veprimi i zbatuar nga SCiDEV. Pjesëmarrësit e Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë do të kenë mundësinë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij forumi, ku do të debatojnë me përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, partive politike e aktorëve të tjerë mbi modele zgjidhjesh të problemeve të ndryshme në arsimin shqiptar.
Në përputhje me qëllimin e projektit, LIBURNETIK do vazhdojnë përpjekjet për të gjeneruar fonde dhe mbështetje për programin e debatit duke bashkëpunuar me aktorë të tjerë në shoqëri dhe duke promovuar rezultatet e programit. Eksperienca e dhe suksesi që Re-Debate ka arritur në pesë edicione tregoi interesin në rritjen nga donatorët e tjerë të cilët bashkëfinancuan projektin. Kërkesat nga përfituesit kanë ardhur gjithmonë në rritje, jo vetëm për të shtuar numrin e përfituesve siç janë rritja e shkollave të mesme të përfshira, por edhe realizimin e aktiviteteve shtesë, rritja e kapaciteteve, por edhe pilotimin e debatit në nivel shkolle 9 – vjeçare realizuar nga vetë të rinjtë debatues në disa qytete.
Në ditët në vazhdim në faqen zyrtare të projektit do të publikohen edhe detaje të tjera dhe risitë e këtij viti.
Për të qëndruar të përditësuar me të rejat më të fundit të këtij projekti, ndiqni publikimet në faqen e internetit dhe në rrjetet sociale në Facebook, Instagram të LIBURNETIK.