FTESË PËR OFERTË
Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation
Adresa: Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri
Email: info@liburnetik.org
Dita e shpalljes: 03/10/2022
Afati për dorëzimin e ofertave: 09/10/2022
Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Në Duar të Sigurta” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe për këtë kërkohet një Grafik Dizajner dhe një Editues Videosh për gjatë zbatimit të projektit.
Individët e interesuar duhet të dorëzojnë aplimin e tyre në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe specifikimet teknike deri më date 09/10/2022, në adresën e email-it: info@liburnetik.org
Specifikimet teknike:
LIBURNETIK do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet dhe produktet sipas cilësimeve në tabelën e mëposhtme:
Nr | Përshkrimi i shërbimit |
· 1. | · Ekspert për Ofrim Trajnimi 4 Ditor
|
Përshkrim i detajuar i specifikimeve teknike:
Personi përgjegjës ofron trajnimin e të rinjve dhe ndihmon ose përgatit materialet ekstra kurrikulare në lidhje me trajnimin apo aktivitete/post-aktivitete të lidhura me projektin dhe ku që kërkohet të japi një kontribut.
I interesuari duhet të jetë i pajisur me njohuritë themelore të aktivizmit, të ketë njohuritë e koncepteve lidhur me debatin dhe mendimin kritik. Gjithashtu, të jetë një udhëheqës i mirë për punën me të rinjtë duke ofruar qasje sa më pozitive.
Ofrimi i këtij shërbimi kërkohet për 1 muaj që nga lidhja e kontratës.
Kushtet e pëgjithshme:
Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave
Ofertuesit duhet të nisin CV e cila duhet të përmbajë në brendësi të gjitha format e kontaktit duke përfshirë një numër celulari dhe adresë e-mail si edhe Ofertën. Oferta duhet të jetë sipas modelit që mund të shkarkohet në web ku është publikuar kjo thirrje. Vetëm kandidatët potencial do të kontakohen për oranizimin e një interviste.
Kujdes: Oferta duhet të përmbajë në vlerën totale dhe llogaritjen e tatimit në burim në vlerën 15%.