LIBURNETIK ka kënaqësinë t’iu prezantojë projektin më të ri “Access to Internet – an emerging Human Right in the area of digitalization”. Ky projekt -pilot ka në fokus aksesin e internetit si një e drejtë e e njeriut në zhvillim në fushën e dixhitalizimit, me mbështetjen nga Fondacioni Rinor Europian, një Fondacion I krijuar posaçërisht për të rinjtë dhe organizatat rinore anëtare të Këshillit të Europës.
Gjatë këtij projekti 30 të rinj, të cilët do të përzgjidhen nga një thirrje e hapur, do të marrin pjesë në një trajnim 5-ditor. Ata do të mësojnë sesi të trajtojnë tema që kanë lidhje me dixhitalizimin, të Drejtat e njeriut dhe të rinjtë, për të avokuar akses të barabartë në internet dhe të gjitha shërbimet e domosdoshme që ofron për ta. Pasi të përmbyllet faza e trajnimit, të rinjtë pjesëmarrës në trajnim do të angazhohen në komunitetin e tyre, duke krijuar mundësi gjithëpërfshirje dhe aktivizmi për të rinjtë e tjerë. Qëllimi I kësaj metedologjie është të krijojë një rrjetëzim të informacionit tek të rinjtë e tjerë të cilët nuk ishin pjesë e trajnimit. Ky projekt do të zhvillohet në qytetin e Fierit.
”Access to Internet – an emerging Human Right in the area of digitalization”, ka si synim ndërgjgjësimin e të rinjve për tematika të cilat i prekin ato ne mënyrë të drejtpërdrejtë, me qëllim për t’i bërë ata partnere dhe suportues në krijimin e një komuniteti angazhues në projekte të tilla.
Qëndroni të përditësuar për t’u informuar më tepër rreth projektit dhe aktiviteteve që do ta shoqërojnë atë! Metedologjia që do të përdoret në trajnim do të jetë ajo e edukimit jo-formal. Programi I trajnimit është miratuar nga Fondacioni Rinor Europian i Këshillit të Europës. Trajnimi do të zhvillohet në 5 ditë dhe ka gjithsej 20 sesione të cilat përmbajnë module të ndryshme.
Projekti zbatohet nga organizata LIBURNETIK.