Përgjegjësia sociale e korporatave në zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të komunitetit lokal
16 Shtator, 2021
MANUAL MBI AKTIVIZMIN NË NIVEL LOKAL
17 Shkurt, 2022

Përfundon me sukses projekti Rinia, mendimi kritik dhe kultura e debatit me shpalljen e fituesve

Projekti “Rinia, mendimi kritik dhe kultura e debatit”, zbatuar nga LIBURNETIK në bashkëpunim me WorldVision, ka mbërritur në fazën e tij përmbyllëse.

Pjesë e projektit ishin 13 shkolla pjesë të grupeve Impact të World Vision, të cilat konkuruan në dy kampionate debati, atë për shkollat 9-vjeçare dhe atë për shkollat e mesme.
Ne përfundim të këtyre kampionateve u zhvilluan dhe debatet e finaleve, duke përcaktuar edhe skuadrat debatuese fituese.

Ekipi fitues i kampionatit të debatit për shkollat 9-vjecare u shpall ekipi përfaqësues i shkollës ‘Qemal Mici‘, i cili u përball në finalen e madhe me ekipin përfaqësues të shkollës ‘Selim Alliu‘.
Në kampionatin e shkollave të mesme, fitues u shpall ekipi përfaqësues i shkollës ‘At’ Shtjefën Gjecovi‘, i cili u përball në finalen e madhe me ekipin përfaqësues të shkollës ‘Elez Isuf Ndreu‘.
Ky projekt dëshmoi qartë nevojën dhe dëshirën që të rinjtë shqiptar kanë për të përmirësuar aftësitë e tyre debatuese dhe për të rritur kapacitetin e tyre të mendimit kritik, duke synuar t’i vendosin këto të fundit në shërbim të aktivizmit të tyre në nivel lokal.
Për më shumë rreth projektit vizitoni faqen e dedikuar duke klikuar këtu.