Për të 5-tin vit rradhazi, LIBURNETIK Organisation dhe Bashkia Tiranë sjellin Tirana Art Fest me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Edhe këtë vit, stafi i TAF do të udhëtoj përmes artit në të gjitha gjimnazet e Tiranës (publike dhe jopublike) me një mision, zbulimin e talenteve të reja nga mosha 15 deri në 19 vjeç, në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe instrumenta.
Duke filluar nga data 24 shkurt do të jemi pranë ambjenteve të gjimnazeve tuaja për të filluar fazën e parë: Audicionet.
Këtë edicion të rinjtë do të trajnohen dhe vlerësohen nga Bojken Lako dhe Kamela Islamaj në disiplinën e këngës, Sueda Guri dhe Gerd Vaso në kërcim dhe në disiplinën e instrumenteve muzikor nga Gjergj Kaçinari dhe Ergys Myftari.