Më 19 Shkurt 2020, Organizata LIBURNETIK në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), me mbështetjen e Fondacionit ‘Shoqëria e Hapur për Shqipërinë’ (OSFA) zhvilloi eventin e prezantues të projektit “Re-Debate 5.0 Kampionati Kombëtar i Debatit”.
Me në fokus nxitjen dhe zhvillimine mendimit kritik përmes të argumentuarit, Re-Debate vjen tashmë me edicionin tretë i cili ndryshe nga vitet e kaluara ka një shtrirje akoma edhe më të gjerë në nivel kombëtar duke përfshirë 17 qytete dhe 50 shkolla të mesme publike dhe jo publike nga i gjithë vendi.
Eventi u zhvillua në ambientet e sallës së konferencave të MASR duke sjellë së bashku partnerët, mbështetësit, si dhe kontribuesit kryesorë, nxënësit dhe mësuesit nga shkollat e mesme të përfshira në projekt.
Në panelin e parë ishin të pranishëm Znj. Nina Guga dhe Znj. Lorena Haxhiu, Zëvendësministree, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR); Z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni ‘Shoqëria e Hapur për Shqipërinë’ (OSFA); Znj. Dafina Peci, Drejtoreshë Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Z. Ergys Gezka, Drejtor i Projektit Re-Debate 5.0 dhe njëkohësisht Drejtor EkzekutiviOrganizatës LIBURNETIK.
Eventi u hap me fjalën përshëndetëse nga e zonja e shtëpisëZnj. Nina Guga, Zëvendësministre për Arsimin para universitar, e cila vendosi theksin në rëndësinë që ‘Kampionati i Debateve’ ka dhënë në lidhje me pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e të rinjve në edukimin për të debatuar si proces formues dhe edukues. “Mbi të gjitha, temat e debatit që trajtohen janë aktuale dhe në linjë me shqetësimet e shoqërisë duke kontribuar në mënyrën se si rinia duhet të gjykojë, të formojë mendimin kritik dhe të propozojë zgjidhje.” – tha ndër të tjera znj. Guga.
Znj. Nina Guga u shpreh gjithashtu se ka qenë në kontakt me të gjitha aktivitetet e mëparshme, në të gjitha garat e zhvilluara dhe e vlerëson shumë mënyrën se si përgatiten dhe se sa janë në koherencë me të gjitha ndryshimet, qoftë në lidhje me legjislacionin vendas por edhe në raport me këtë frymë në nivel rajoni.
Duke folur mbi projektin, Z. Andi Dobrushi theksoi se: ‘Projekti i Debatit’ së pari ju mëson të komunikoni me njëri-tjetrin në një formë tjetër, të debatoni në një formë tjetër, të mësoheni të flisni dhe të komunikoni dhe me njerëz që mendojnë ndryshe nga ju, dhe me njerëz që janë dhe në kahe komplet të kundërt me këndvështrimin tuaj’.
Ai gjithashtu vuri në pah shembujt që brezit të sotëm i jepen përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit kur më shumë se kurrë duhet të fitohet një aftësi e re komunikimi sepse diskutohet dhe debatohet në funksion të së mirës së vendit dhe çështjeve të rëndësishme për rininë.
Znj. Lorena Haxhiu, Zëvendësministre për Rininë, u dha një mesazh të qartë të rinjve, ku ndër të tjera u shpreh se: ‘Ju që keni mundësi tani, shfrytëzojeni në maksimum duke nxitur brenda vetes ato aftësi që ne i quajmë aftësi të buta që kanë lidhje me frymën e ekipit, me të punuarin në grup, me komunikimin, me pranimin e një mbështetjeje nga ana e mësuesve, jo vetëm brenda ambienteve të klasës dhe shkollës por edhe jashtë tyre’.
Znj. Dafina Peci, Drejtor Ekzekutiv i Kongresit Rinor Kombëtar, njëkohësisht partner në këtë projekt u përqëndrua tek aspekti i ngritjes së kapaciteteve brenda shkollave, për të performuar përtej sistemit klasik të edukimit. Përpos këtij aspekti, Znj. Pecivuri në dukje edhe nevojën që të rinjtë kanë në lidhje me përmirësimin dheshkëmbimin ndërkulturor midis qyteteve të ndryshme dhe po ashtu aspektin e dhënies së mundësisë për të rinjtë për të qenë të lirshëm dhe për të formësuar mendimin kritik që fatkeqësisht sistemi ynë arsimor ende nuk e ka përbrendësuar në kurrikulat e veta.
Paneli i dytë dhe i tretë në këtë event prezantimi u përbënë nga vetë protagonistët e dy edicioneve të kaluara të Re-Debate, nxënësit e skuadrave debatuese dhe mësuesit mentorë. Duke ndarë eksperiencat e tyre gjatë Kampionatit Kombëtar të Debatit ata vlerësuan veçanërisht eksperiencën dhe ato çfarë mësuan nga pjesëmarrja në këtë garë që në fokus ka mendimin kritik.
Mësueset që kanë punuar me nxënësit shprehën gjithashtu nën këndvështrimin e tyre rreth përparimit të nxënësve dhe aftësive që kanë fituar, jo vetëm anëtarët e skuadrës, por dhe ato vetë përmes angazhimit në këtë garë.
Të gjitha debatet do të transmetohen drejtpërdrejt në livestreaming në faqen e Facebook të LIBURNETIK dhe do u jepet vizibilitet në rrjetet e tjera sociale të organizatës. Për më shumë informacion mbi projektin mund të konsultoni dokumentin here dhe vizitoni faqen e internetit www.liburnetik.org/redebate. Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni në info@liburnetik.org.