Alpinistë për një ditë
8 Dhjetor, 2019
‘Mendimi kritik’ investim më i ri në përmirësimin e njohurive të nxënësve të shkollave 9-vjeçare
12 Shkurt, 2020

Organizata LIBURNETIK ndan një lajm me të rinjtë shqiptarë dhe me të gjithë ata që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesëmarrës në aktivitetet e organizatës sonë, krijimin e LIBURNETIK Elbasan, një hap tjetër drejt realizimit të objektivit të të angazhuarit të një numri sa më të madh të rinjsh në nivel kombëtar dhe krijimit të antenave strategjike që do të realizojnë këtë objektiv. Të qenit sa më pranë të rinjve edhe nëpër rrethe jo vetëm që na entuziazmon, por na tërheq vëmendjen e na fton të mendojmë se ajo që dëgjojmë, se të rinjtë janë ‘apatikë’ është thjesht një koncept i asaj pjese të shoqërisë që nuk dëshiron një rini aktive e të përgjegjshme. LIBURNETIK Elbasan është pjesë e LIBURNETIK dhe do të funksionojë si një grup informal që do të mund të adresojë më nga afër problematikat e të rinjve të Elbasanit dhe do të ndërmarrë nisma të ndryshme duke përdorur eksperiencën dhe përvojën e stafit të LIBURNETIK.

Po cilët janë të rinjtë elbasanas që do të angazhohen drejtpërdrejt në këtë grup? Ju prezantojmë me: Erka Tana, Sabaeta Zeneli, Melisa Koduzi, Nensi Çela, Kejsi Cakani, Fabiana Proi, Klised Rungo, Ersi Muça, gjimnazistë të Elbasanit që do të bëhen zëri i të rinjve të qytetit. Nëpërmjet nismave të ndryshme ata do të jenë katalizator për të rinjtë e qytetit, për të qenë pjesë e ndryshimit, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qytetarisë aktive të së
sotmes dhe të së nesërmes.

 

Entuziazmi i grupit është i madh dhe ky entuziazëm bashkë me punën e tyre është baza që do të bëjë bashkë potencialin e të rinjve për të qenë aktivistë të mirë me mundësitë dhe hapësirat e disponueshme, për të qenë ata vetë katalizatori i ndryshimeve pozitive në komunitetin e tyre.

Na ndiqni në vazhdim teksa ju përditësojmë mbi aktivitetin e grupit!