Përshëndetje miq!
Jam i nderuar dhe njëkohësisht i emocionuar të ndaj me ju rëndësinë që paraqet për LIBURNETIK e sotmja data 14 Korrik. Si sot 5 vite më parë, ne, një grup të rinjsh i dhamë formë ideve tona duke përcaktuar fillesat, zyrtarizimin e një ëndrre, vendosëm të ndërmarrim një rrugëtim me rëndësi për ne dhe për të qenë të sinqertë deri në fund jo me pak impenjim. Asokohe kishim një iniciativë dhe një energji që na shtyu të veprojmë duke themeluar Organizatën LIBURNETIK. Ai grup kishte kohë që ekzistonte, saktësisht 14 muaj, rritej çdo ditë dhe këto muaj iu deshën për të përcaktuar objektivat dhe misionin e organizatës.
Sot LIBURNETIK mbush plot 5 vjet, ne si grup karakterizohemi nga po ajo energji pozitive dhe me plot vetëdije se ka ende shumë rrugë për të bërë. Sot jemi pa dyshim më të pjekur e me këmbë në tokë, më të strukturuar e më të qartë në rrugëtimin tonë. Gjatë këtyre viteve kemi fituar shumë eksperiencë dhe modestisht, fillojmë të lëmë shenjë në sektorin e rinisë. Sfidat, me sukseset dhe dështimet e këtyre 5 viteve të para na kanë mprehur shqisat dhe na drejtojnë në identifikimin e ndërhyrjeve të duhura e prioritare.
Dëshirojmë të ndajmë me të gjithë Ju një ditë të veçantë si kjo e sotmja për të nënvizuar angazhimin e këtyre viteve. Gjatë kësaj periudhe, ashtu sikurse theksojmë edhe në misionin tonë, kemi synuar ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës së të rinjve, nëpërmjet vlerësimit të nevoja të tyre dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve novatore.
Ishte data 14 korrik 2014 kur 7 të rinj vendosën të ndërmarrin një rrugëtim për të qenë aktiv e për të dhënë kontributin e tyre në territor, duke paraqitur shkëmbimin e ideve dhe bashkimin e energjive si një mundësi për rritjen e tyre si grup por edhe në nivel individual. LIBURNETIK, ndryshe nga organizatat ekzistuese, u mendua si një strehë alternative për të rinjtë, me në fokus aksionet e shumta e të vogla. Duke u nisur nga ky pikë vështrim kemi bindjen se deri në ketë moment jemi në rrugën e duhur.
Objektivi ynë ishte realizimi i disa iniciativave që të linin shenjë për nga natyra se si zhvillohen dhe çfarë përfshinë/si ndikojnë tek të rinjtë. LIBURNETIK gjatë këtyre viteve ka zgjedhur të largohet nga qendrat apo qytetet e mëdha e të përqafojë sa më shumë qytetet e vogla dhe zonat periferike. Nën moton e aksioneve të shpeshta e të vogla, sot ne kemi brenda spektrit të aktiviteteve të zhvilluara: fushata ndërgjegjësimi dhe informimi, festivale, fokus grupe, konferenca, shkolla verore, seminare, flash-mob-e, instalacione artistike, ekspozita, kurse pikture, grupe aktivizmi, menaxhime projektesh strategjike e infrastrukturore për të rinjtë dhe fëmijët, kultivimin e kulturës së debatit dhe mendimit kritik, përfaqësime në politikë bërje dhe advokime për çështje rinore, etj. etj. Janë këto e shumë të tjera produktet dhe rezultatet e punës së këtyre viteve, të cilat vijnë si instrumente në ndihmë të promovimit dhe zhvillimit të rinisë shqiptare dhe janë shtrirë përmes realizimit të projekteve të ideuara nga LIBURNETIK ose në partneritet.
Në realizimin e këtyre projekteve e iniciativave të ndryshme, shprehemi me entuziazëm dhe mund të themi se kemi trajtuar aspekte edukuese dhe ndërgjegjësuese të fushave të mëposhtme:
5 vite LIBURNETIK, kthejmë kokën pas dhe vëmë re se sa jemi rritur dhe ky fakt na tërheq vëmendjen e na ngjall emocione, na bën të kuptojmë se një grup, sado i vogël, mund të punojë mirë e të bëjë ndryshime pozitive. Jemi ende të rinj, por të bindur se vitet që lamë pas na kanë shërbyer për të treguar se jemi të gatshëm për të vazhduar një rrugëtim plot sfida për një shoqëri që vë bazat tek të rinjtë për një të ardhme më të mirë.
Ergys Gezka
Drejtor Ekzekutiv i Liburnetik