Ka përfunduar me sukses Muaji i I i Shkollës Verore ‘Të mësosh Kompjuterin – Computer Literacy’, dhe është drejt përfundimit muaji i II.
Ky është edicioni i III i kësaj shkolle verore, e cila zhvillohet nga Organizata LIBURNETIK me mbështetjen e ANTEA Cement sh.a.
Përfituesit e grupit të I të kësaj shkolle ishin të rinjtë e Fushë Mamurras-it, e ndërsa përfituesit e grupit të II janë ata të Thumanës. Në këtë Shkollë Verore të rinjtë njihen me programet bazë të paketës ‘Microsoft Office’, motorët kryesorë të kërkimit online (Internet) dhe marrin njohuri bazë në lidhje me sistemin operativ Windows.
Gjatë Shkollës Verore gjithashtu trajtohen edhe tema sociale të ndryshme në formën e diskutimeve dhe përballje së ideve mbi rëndësinë e aktivizmit rinor dhe se si të rinjtë e zonës mund të kontribuojnë për forcimin e komunitetit ku bëjnë pjesë. Në përfundim të kësaj Shkolle shpërndahen certifikata pjesëmarrjeje për të rinjtë si dhe 3 dhurata simbolike për më të spikaturit e secilit grup.