Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me Organizatën LIBURNETIK, në kuadër të ‘Formimit të Vazhdueshëm të të Rinjve’, promovon projektin e saj më të ri, Aktivizmi Politik i të Rinjve, i njohur edhe si ‘Akademia e Aktivizmit’.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është rritja e njohurive të të rinjve mbi aktivizmin si koncept, mbi mënyrat dhe strategjitë që duhen ndjekur për të patur sa më shumë impakt dhe rezultat për kauzat e ndërmarra. Programi i këtij cikli trajnimesh vendos në plan të parë ndërgjegjësimin mbi rolin e Aktivizmit Rinor. Rëndësinë e organizimit do të trajtohet për të arritur një rezultat efikas në avancimin e kauzave të ndryshme për shoqërinë tonë.
‘Akademia e Aktivizmit’, ky cikël trajnimesh, do të organizohet në dy faza, të cilat do të përfshijnë dy grupe, me nga 30 vetë secili.
Secila nga fazat do të përmbajë 6 ditë trajnim dhe do të shtrihet në 3 fundjava.
Temat që do të trajtohen do të jenë:
Temat do të trajtohen nga ekspertë të këtyre fushave dhe do të zhvillohen përmes metodave të formimit jo formal dhe diskutimeve në grup. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.
Objektivat kryesore të këtij projekti janë:
Ky projekt i drejtohet të rinjve të moshave 18-27 vjeç.
Për të qenë pjesë e këtij projekti, të rinjtë e interesuar duhet të plotësojnë formularin e mëposhtëm brenda datës 5 Mars 2019.
Ju bëjmë me dije se përzgjedhja e pjesëmarrësve për këtë projekt do të zhvillohet në 3 faza:
Për të qenë pjesë e këtij projekti, të rinjtë e interesuar duhet të plotësojnë formularin e mëposhtëm.