Organizata LIBURNETIK në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë po zhvillon një serë aktivitetesh në Bibliotekën e njësisë administrative nr. 2. Ky projekt vë theksin tek të rinjtë dhe mënyrën se si ata perceptojnë mjediset e bibliotekave të lagjes. LIBURNETIK kërkon që të pasurojë aktivitetin e bibliotekës, duke i shtuar aktivitete rinore, të cilat kanë në themel zhvillimin e rinisë dhe promovimin e artit, kulturës dhe qytetarisë aktive.
Kalendari i muajit shkurt
Data | Ora | Emri i aktivitetit | Tema | Grupi përfitues |
6 Shkurt | 11:00 | Cine- Forum | “The Croods” – Familja dhe kujdesi e saj | Të rinjtë e shkollave 9- vjeçare |
7 Shkurt | 10:00 | Book Club – Miqtë e vegjël | “Dheu është flori” – Sami Frashëri | Fëmijët e kopshteve |
8 Shkurt | 11:00 | Cine- Forum | “My neighbor Totoro” – Natyra dhe mbrojtja e mjedisit | Të rinjtë e shkollave 9- vjeçare |
13 Shkurt | 10:30 | Human Library | “Përse të zgjedhësh Shqipërinë, eksperienca personale” – Ergys Gezka | Të rinjtë e shkollave të mesme |
23 Shkurt | 11:00 | Focus Group | Edukimi Jo-Formal – Dritan Sakuta | Të rinjtë e shkollave të mesme |
Rreth projektit
Organizata LIBURNETIK në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë po zhvillon një serë aktivitetesh në Bibliotekën e njësisë administrative nr. 2. Ky projekt vë theksin tek të rinjtë dhe mënyrën se si ata perceptojnë mjediset e bibliotekave të lagjes. LIBURNETIK kërkon që të pasurojë aktivitetin e bibliotekës, duke i shtuar aktivitete rinore, të cilat kanë në themel zhvillimin e rinisë dhe promovimin e artit, kulturës dhe qytetarisë aktive.
Organizata LIBURNETIK kërkon që te sjellë një impakt social te grupet e të rinjve duke punuar ngushtë me komunitetin në tërësi. Kemi bindjen se vetëm duke forcuar ata që do të jenë baza e komunitetit në një të nesërme mund të arrihet që të krijohet një mjedis i denjë për të qenë një komunitet Evropian. Me këtë program duam që të kemi një bashkëveprim sa më të madh me të rinjtë duke i ofruar një hapësirë ku të bashkëpunojnë me ne për realizimin e aktiviteteve të planifikuara, duke i nxitur në këtë mënyrë të jenë më të ndjeshëm në lidhje me gjithçka ndodh në lagje, në rrethinat ku jetojnë e të bëhen një faktor përmirësimi.
Përmes realizimit të aktiviteteve periodike synohet gjithashtu të arrihet një rritje e numrit të të regjistruarve në biblioteke.
Grupi i synuar për këtë projekt janë të rinjtë e grup moshave 15-28 vjec, ndjekës të shkollave 9 vjeçare, gjimnazeve dhe universitetit.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është të krijojmë një rini sa më aktive duke i dhënë jetë lagjeve të kryeqytetit dhe më specifikisht për të rikthyer kulturën e hapësirave të përbashkëta, bibliotekave të lagjes, të cilat edhe pse mjaft funksionale, mund të themi se frekuentohen nga pak të rinj. Ne kërkojmë që të përfshijmë të rinjtë në sa më shumë aktivitete të cilat krijojnë një lëvizje në komunitet duke i bërë ata vetë protagonistë.
Objektivat specifik për këtë projekt janë:
Aktivitete e planifikuara do të përfshijnë formate të tipit:
Implementon
Organizata LIBURNETIK
Partner
Bashkia Tiranë