Me 27 shtator u prezantua projekti ‘Rrjeti Rinor Lezhë – LYONET’ i zbatuar nga organizata ‘Dora e Pajtimit’ në bashkëpunim me organizatat ‘LIBURNETIK’ dhe ‘Gratë në Shërbim Publik’.
‘Rrjeti Rinor Lezhë – LYONET’, zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Në prani të nënkryetares së Bashkisë Lezhë Znj. Alfrida Marku Dedgjonaj dhe Znj. Eglantina Gollaj, Menaxhere E projektiT, ReLOaD, drejtorët, psikologët e shkollave, grupimet rinore formale dhe jo-formale, staf i Bashkisë dhe DAR Lezhë, përfaqësues të shoqërisë civile u njohën me qëllimin dhe objektivat e këtij projekti.
Fuqizimi dhe nxitja e përfshirjes së të rinjve në pjesëmarrjen aktive të qeverisjes vendore dhe jetës sociale, ekonomike e kulturore të qytetit është objektivi I përgjithshëm që do të arrihet përmes krijimit të klubeve rinore në 7 shkolla të mesme, në territorin e Bashkisë Lezhë dhe do të finalizohet me krijimin e Rrjetit Rinor, me përfaqësues nga çdo shkollë të përfshirë.
Shkollat e mesme të përfshira janë: “Llesh Nikë Daka” në Shënkoll; “Ishull Lezhë” në Shëngjin; “Zejmen” në Zejmen; “Karl Gega” në Balldre; “Gjovalin Gjadri” në Gjadër; “Kolin Gjoka” dhe ”Hydajet Lezha” në qytet, Lezhë.