U zhvillua sot në oren 10:00 konferenca përmbyllese e projektit ‘Pasqyra e fëmijëve’, projekt i zbatuar nga LIBURNETIK në partneritet me Help the Life Association dhe Drivemesocial. Projekti u mbeshtet nga World Vision in Albania.
Ky projekt u finalizua me sukses me organizimin e ekspozitës ‘Terapi Përmes Ngjyrave’, në datë 25 Shtator në pedonalen e Tiranës ku u paraqitën punimet e fëmijët autikë dhe me prapambetje intelektuale.
Pas disa muajsh pune të palodhur, fëmijët e talentuar vijnë me ekspozitën e dytë të pikturave të realizuara plot dashuri, duke treguar dhe njëherë se kreativiteti nuk ka limite. Kjo ekspozitë është kurorezimi i një pune disa mujore të stafit të Liburnetik dhe të Shoqates ‘Ndihmoni Jetën’.