E Mërkurë 04 Prill 2018 – Prezantimi i Projektit Re-Debate 4.0 – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit
29 Mars, 2018
Projekti “Bota e Tingujve” – Aftësia e vecantë dhe rëndësia e Terapisë së Artit
4 Qershor, 2018

LIBURNLAW, njihuni me departamentin ligjor të LIBURNETIK Organisation

Departamenti LIBURNLAW lind nga vullneti i një grupi aktivistësh të Organizatës LIBURNETIK që kanë ndërmarrë iniciativën e krijimit dhe zhvillimit të një klinike ligjore për të zhvilluar një raport win-win, me në njërën anë këshillimin, ndërmejtësimin dhe suportin ligjor për target grupet në rrezik apo të margjinalizuara dhe në anën tjetër për kryerjen e praktikave ligjore për të rinjtë, studentët e fakulteteve të Jurisprudencës.


LIBURNLAW është strukturë e Organizatës LIBURNETIK e përbërë nga një grup ekspertësh ligjorë, juristë e avokatë dhe një grupi studentësh me profil ligjor, është projektuar për t’i shërbyer komunitetit, në nivel kombëtar, për të ndjekur disa cështje prioritare në nivel këshillimor dhe ligjor që jo vetëm mund të zgjidhin probleme jetësore me kosto zero për individë apo familje me vështirësi financiare, por edhe për të sjellë një përqasje konstruktive dhe formuese ndaj studentëve të drejtësisë. Këtyre të fundit do u jepet mundësia për të kryer një praktikë ligjore, ku përmes një mekanizmi të mirëstrukturuar, do mund të studiojnë cështjet dhe të japin këshillime në disa fusha, si:

• Ligjet Ndërkombëtare;
• Të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat Ndërkombëtare;
• Emigrimi;
• Legjislacioni i BE-së;
• E Drejta Familjare;
• E Drejta Publike;
• Procedurat Noteriale;
• Abuzimet dhe Dhuna në Familje;
• Ndihma Sociale dhe Pensionet;
• Ligji Tatimor;
• Vullneti dhe Testamenti;
• Ligji për Mjedisin;
• Ligji Bankar;
• Ligji dhe Procedurat Civile;
• Ligji dhe Procedurat Penale

Praktika e Studentëve të interesuar do konsistojë në një model teoriko-praktik, përmes të cilit do të synohet dhënia e një metodologjie konkrete sipas principeve dhe mënyrave të funksionimit të një klinike ligjore. Studentët do të jenë të pranishëm në cdo fazë të një procedimi ligjor, që shkon nga përfaqësimi, këshillimi, marrja e dëshmisë, negocimi me avokatët e palës tjetër, hartimi i dokumenteve të nevojshme ligjore e deri tek asistimi në përfaqësimin në gjykatë.


Nëpërmjet trajtimit dhe analizës së cdo cështjeje të rinjve, pjesëmarrësve në praktikën e ofruar nga LIBURNLAW, u mësohet se analiza ligjore është vetëm një pjesë e përfaqësimit, ata mësojnë se si të vendosin këtë analizë ligjore në lëvizje dhe të interpretojnë një sërë dinamikash që mund të paraqiten: nga kontekste të jetës reale të karakterizuara nga fakte të papërcaktuara, palë të shqetësuara e të papajtueshme dhe gjyqtarë të ngarkuar me gjykim.


Tipari karakterizues i këtij Departamenti e që në vështrimin tonë meriton vëmendje është ndërlidhja me Shoqërinë Civile, themelohet nga Organizata LIBURNETIK dhe fuqizohet nga bërthama e ekspertëve të cilët përbëjnë edhe kolonat primare të këtij Departamenti. 


LIBURNLAW u jep studentëve mundësinë unike për t’u praktikuar në një mjedis aktiv të ndihmës juridike me bazë në komunitet. 


LIBURNLAW synon gjithashtu të zhvillojë një Network për të qenë aktiv në nivel advokues dhe monitorues për temat dhe aspektet ligjore që lidhen me Politikat e Zhvillimit të Rinisë dhe Vullnetarizmit. LIBURNLAW përmes LIBURNETIK synon të ndërtojë e të zbatojë gjithashtu projekte në lidhje me ndërgjegjësimin dhe promovimin e Shtetit të së Drejtës dhe edukimit ligjor të të rinjve. 

Për më shumë informacion kontaktoni nëpërmjet emailit: dritansakuta@liburnetik.org ose vizito website-in https://www.liburnlaw.org/