Shërbimi vullnetar “Dashuri përmes Ngjyrave” promovuar nga Organizata LIBURNETIK në bashkëpunim me Qendrën Sociale Murialdo dhe Qendrën Horizont ka nisur zbatimin edhe në qytetin e Fierit.
Falë kësaj nisme vullnetarët e Liburnetik, Qendrës Murialdo dhe Horizont kanë mirëpritur nga sot në ambientet e kësaj qendre fëmijët me aftësi të kufizuar të cilët janë bërë pjesë e aktiviteteve artistike të zhvilluara.
Qëllimi i këtij shërbimi vullnetar është integrimi social i fëmijëve me aftësi të kufizuara përmes zhvillimit të aftësive artistike në pikturë, terapisë së artit, aktiviteteve të cilat përmirësojnë gjendjen emocionale të fëmijeve dhe rrisin ndjeshmërinë sociale ndaj këtyre target-grupeve.