Me rastin e 12 Gushtit, “Ditës Ndërkombëtare për të Rinjtë”, qendra “YMCA Tirana”, më mbështetjen UNFPA-Shqipëri,
Kjo është një ftesë e hapur për këdo që ka një mesazh për të dhënë apo për të ndarë, në mënyrë që zëri i të rinjve të jetë më i fuqishëm dhe më i qartë. Aktiviteti do të kryhet në datën 12 gusht, 2016, ora 11:00 AM.
Të gjithë të rinjtë që duan të pëfshihen në performancën e Flash-Mob, janë të ftuar të na bashkohen ditën e Enjte, datë 11 Gusht, ora 18:00, për të bërë provat, pranë Qendrës Rinore të Tiranës – Rruga e Kavajës, pranë Raiffeisen Bank
Këtë vit, UNFPA, në “Ditën Ndërkombëtare për të Rinjtë” do të zhvillojë një sërë aktivitetesh duke theksuar dhe rishprehur rëndësinë që ka roli i të rinjve në mirëqenien e familjeve të tyre, komunitetit dhe kombit në tërësi. Të rinjtë, ndryshe nga besimi i gjerë, nuk janë problemi, përkundrazi, janë zgjidhja. Thelbësore për këtë është zbatimi dhe respektimi i të drejtave të të rinjve për të marrë pjesë në jetën politike, ekonomike dhe sociale në komunitetet ku jetojnë dhe të kenë mundësinë të marrin lirshëm vendime të mirë-informuara
Një vëmendje e veçantë përgjatë gjithë fushatës u është dhënë vajzave adoleshente. Një vajzë adoleshente, 10 vjeçare sot, do të jetë një e rritur – një grua dhe shumë mundësisht edhe një nënë – në 2030. Ne kemi detyrim që të mundësojmë që ky kalim i saj nga adoleshenca në rini, të shoqërohet me nje të ardhme më të mirë për të, komunitetin e saj dhe botën mbarë – kjo sigurisht që arrihet me mbështetje të të drejtave, ofrim mundësish dhe mbajtje premtimesh.