Mbrëmja e djeshme ka mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza” të rinjtë e 14 gjimnazeve në Finalen e Madhe të TAF, ku janë ndarë çmimet për më të mirët në disiplinën e këngës dhe kërcimit. Një organizim që solli në vemendjen e publikut kryeqytetas vlerat artistike, energjinë dhe talentin e të rinjëve në një aktivitet të rëndësishëm. Të pranishëm në këtë Natë Finale kanë qenë Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, Ministra e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla, Drejtoresha e Rinisë në Bashkinë Tiranë Aspasiana Kërxhalli, Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit Bashkia Tiranë Julinda Dhame, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë Arjola Byzykaj si dhe katër koordinatorët artistikë Bojken Lako, Klajdi Selimi, Gjergji Trola, Albes Fusha. Nuk kanë munguar të ftuar personazhe nga media dhe arti.
Me synimin gjallërimin e jetës kulturore – artistike, nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin i krijuesve të rinj të shkollave të mesme, TAF ka shpallur fituesit e edicionit të parë, ku ka triumfuar Gjimnazi “Ismail Qemali”, si shkolla me më shumë prurje talentesh të rinj.
Të tjera çmime që u ndanë në këtë finale për kategoritë muzikë dhe kërcim:
Meirsa Skëndaj – Vendi i Parë (Gjimnazi Petronini Luarasi)
Ana Bakaj – Vendi i dytë (Gjimnazi Qemal Stafa)
Klaudio Mesuti – Talenti i Ri (Gjimnazi Sinan Tafaj)
Twins – Dueti më i Mirë (Gjimnazi Myslym Keta)
Tre hajdutët – Vallja popullore më e mirë (Gjimnazi Aleks Buda)
Fonix Empire – Grupi më i mirë i vajzave (Gjimnazi Qemal Stafa)
Best of The Best – Performanca më e mirë në kërcim (Gjimnazi Eqrem Çabej)
Ndarja e çmimeve është transmetuar Live në faqen e Liburnetik, videon e së cilës mund ta ndiqni më poshtë.
Fituesit e dy vendeve të para në muzikë kanë fituara secili një kontratë me label-in 360° Records për realizimin e një kënge dhe videoklipi, ndërsa fituesit e kërcimit më të mirë një kontratë një vjeçare me AlbRobot për një turne në mbarë Shqipërinë.
Nata finale është mbyllur me premtimin e Kryebashkiakut Veliaj për ta vazhduar edhe në vitet e ardhshme këtë event që bëri bashkë të rinjt dhe talentet e tyre në një aktivitet kulturor që i mungonte prej 5 vitesh Tiranës.