DIASPORA 2.0 – Workshop: Informimi i të rinjve mbi mundësitë e studimit në Itali
20 Shkurt, 2016
“TIRANA ART FEST”, Zbulim dhe promovim i talenteve
31 Mars, 2016

DIASPORA 2.0 – Workshop: Integrimi në itali dhe emigracioni në kthim

Shqipëria është një nga vendet e pakta në nivel botëror që pothuajse më shumë se një të tretën e popullsisë e ka në emigracion. Gjatë fillimit të viteve ‘90, deri, në mënyrë të pandërprerë, në mesin e viteve 2000, shumë shqiptarë kanë emigruar, kryesisht në vendet europiane ku Italia dhe Greqia kanë qenë destinacionet kryesore. Në Itali sot jetojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë, të cilët janë integruar dhe shumë herë janë organizuar në forma të ndryshme.

Organizata LIBURNETIK me mbështetjen e AMSHC ka ndërmarrë një projekt në lidhje me rëndësinë që ka Diaspora shqiptare në Itali. Vlerësimi i diasporës do të shërbejë si një shtysë e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve me shoqërinë civile shqiptare, me institucionet shtetërore dhe mbi të gjitha do të jetë një urë lidhëse që do të forcojë marrëdhëniet sociale dhe ekonomike me vendet fqinje. Kjo në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve të organizatave të diasporës, nëpërmjet trajnimeve specifike të fokusuara në kapacitetet e network-ut dhe lobimit, duke rritur në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin institucional me Shqipërinë dhe Italinë. Gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin e opinionit publik rreth rëndësisë së diasporës në jetën e vendit (remitancat, kulturën, gjuhën shqipe, etj.).

Gjatë këtij aktiviteti u zhvillua një sesion informues mbi procedurat që duhet të ndjekin studentët në momentin që shkojnë në Itali. Takimi u ndërtua në formën e një bashkëbisedimi dhe kishte si synim orientimin e studentëve shqiptarë nga ana administrative në lidhje me marrjen e lejes së qëndrimit (il permesso di soggiorno) bursat e studimit etj.

Immagine

Një pjesë e konsiderueshme e takimit u dedikua gjithashtu edhe ri-integrimit në Shqipëri të atyre studentëve apo personave që vendosin të kthehen e të ndërtojnë jetën e tyre profesionale në vendin e tyre.