Mirësevini!
Ne jemi LiburnEtik
Vizioni ynë
integrimi social
krijimi i një shoqërie të hapur, pa barriera
bazuar tek solidariteti dhe bashkëjetesa paqësore
Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014.
LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve inovative.
Organizata LIBURNETIK është degë e organizatës italiane ASAL Student, me qendër në Leçe, Itali.
LIBURNETIK mbështetet tek parimet e përcaktuara nga Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe nga traktati i Lisbonës dhe ka si parim bazë respektimin e plotë të botës njerëzore, kulturore dhe shpirtërore të individit.
News & Events
Në një kontekst historik kaq të paqartë, në kushtet e krizave të njëpasnjëshme në vend dhe në rajon, nën emëruesin e përbashkët të përballjes së një pandemie globale dhe sigurisht në vijimësi të zhvillimeve të procesit të integrimit evropian dhe të dekadës së re që kemi hyrë tashmë, shihet me prioritet përfshirja e të rinjve, zhvillimi i mendimit kritik me në fokus debatin rreth modelit social dhe ekonomik të vendit duke siguruar kështu ndërtimin e një modeli gjithëpërfshirës.
Projekte
YOUth 4 Working Condition Rights
Qëllimi kryesor I këtij projekti është që të rrisë ndërgjegjsimin midis të rinjve të shkollave të mesme profesionale mbi kushtet e punës, binomin të drejta- detyrime, duke u fokusuar gjithashtu edhe në rëndësinë e sindikatave dhe legjislacionit shqiptar.
Për më shumë kliko këtuRinia, Mendimi kritik dhe Kultura e Debatit
Projekti synon promovimin e kulturës së debatit në Shqipëri për të rinjtë e grupeve Impact, ndërveprimin dhe aktivizmin rinor në nivel lokal me fokus angazhimin e tyre dhe komunitetit në përmirësimin e politikave në arsim, por edhe në sektorë të tjerë për një zhvillim më të mirë të vendit.
Për më shumë kliko këtuRINIA, Agjent Ndryshimi – Barazia gjinore dhe vlerat e Integrimit Europian
Qëllimi i projektit është promovimi i barazisë gjinore, reduktimi i stereotipeve dhe diskriminimit gjinor në të rinjtë që punojnë me të rinj, duke përdorur metodat kreative dhe interaktive të edukimit jo formal me një qasje bashkohore dhe realizimi i një kërkimi shkencor mbi perceptimin e të rinjve mbi barazinë gjinore.
Për më shumë kliko këtuProjekti “TAF - Tirana Art Fest” synon gjallërimin e jetës kulturore – artistike, nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin i krijuesve të rinj të shkollave të mesme. Ky projekt ndihmon gjithashtu promovimin e diversitetit social – kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve për të kontribuar në luftën ndaj të gjithë fenomeneve sociale negative