Siguron zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e njohur edhe si Gjykata e Strasburgut, qyteti në të cilin është themeluar, u krijua në vitin 1959 për të siguruar që shtetet anëtare të Këshillit të Evropës tw përmbushin detyrimet e tyre duke ratifikuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet që u janë shtuar gjatë 50 viteve të fundit. Ajo përbwhet nga 47 gjyqtarë të Gjykatës, një për çdo shtet anëtar, të cilët vendosin, me një vendim të detyrueshëm për Shtetin, nëse autoritetet e një vendi kanë shkelur të drejtat e qytetarëve të tyre.
Konventa mbron të drejta të shumta si ato për një gjykim të drejtë dhe lirinë e shprehjes. Gjatë viteve Gjykata ka lëshuar më shumë se 10 mijë gjykime për çështje të tilla si aborti, vetëvrasja e ndihmuar, liria për tu mbuluar ose për të shfaqur simbolet fetare në vendet publike dhe të drejtën për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm.
Sot, të gjithë qytetarët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës mund të aplikojnë drejtpërdrejt në Gjykatë, por jo vetëm ata. Të gjithë qytetarët e shteteve anëtare të këshillit të Evropës si dhe çdo kush që është nën juridiksionin e këtyre vendeve. Për të apeluar në Gjykatë, është e nevojshme që të respektohen disa kritere, të cilat konsistojnënë kalimin e të gjitha fazave të gjykimit në vendin respektiv.
Sapo Gjykata të vendosë që një çështje duhet të konsiderohet, kjo i atribuohet një Dhome, të përbërë nga 7 gjyqtarë, ndër të cilët gjykatësi i vendit nga i cili vjen ankesa është gjithmonë i pranishëm. Në raste të veçanta, Dhoma mund ta transferojë çështjen drejtpërsëdrejti në Dhomën e Madhe, shkalla e fundit e Gjykatës e formuar nga 17 gjyqtarë të zgjedhur me barazim.