Siguron përputhjen me ligjin e Komunitetit në Bashkimin Evropian
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka për detyrë të sigurojë respektimin e ligjit të Komunitetit brenda BE, duke zbatuar dhe aplikuar rregullat e përfshira në traktatet. Dënimet e saj kanë ndryshuar thellësisht shumë aspekte të jetës së qytetarëve evropianë duke i detyruar Shtetet Anëtare të zbatojnë ligjin e Komunitetit.
Gjykata është e vendosur në Luksemburg. Krijuar në vitin 1952, pas krijimit të Qymyrit dhe Çelikut Evropiane (CECA), Gjykata e Drejtësisë e pa e nevojshme që të zgjerojë detyrat e veta dhe struktura e saj gradualisht u rrit në të njëjtin nivel me institucionet e Komunitetit. Në vitin 1988 filloj punën e saj Gjykata e BE-së dhe me pas në vitin 2004 iu bashkëngjit dhe Gjykata e Shërbimit Civil.
Kompetencat e Gjykatës shkojnë nga gjykimet kundër Shteteve Anëtare për shkelje të legjislacionit të BE-së, kurorëzimi i procedurës së shkeljes nisur nga Komisioni BE-së, ose për anulim. Në këtë rast një individ privat, një Shtet Anëtar ose një institucion i Komunitetit mund të kërkojë anulimin e një akti juridik të Komunitetit.
Me kërkesë të një gjykate të një Shteti Anëtar, Gjykata ka për detyrë të sqaroj një çështje a të japë një interpretim ose vlefshmërinë e një akti të drejtës evropiane. Përgjigja e dhënë është ligjërisht detyrues dhe vlen për të gjitha vendet anëtare të BE, siç ka qenë rasti për “Bosman”, në të cilin gjykata vendosi për t’i dhënë prioritet parimit të lëvizjes së lirë të punëtorëve mbi rregullat që qeverisin sistemin e transferimit në botën e futbollit.