Mirësevini!
Ne jemi LiburnEtik

Vizioni ynë

integrimi social

krijimi i një shoqërie të hapur, pa barriera

bazuar tek solidariteti dhe bashkëjetesa paqësore

Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014.

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve inovative.



News & Events

25 Mars, 2025

Përmbyllet suksesshëm faza e trajnimeve e projektit “UNI Debate” me ndalesën e fundit në Elbasan

Me zhvillimin e trajnimit të fundit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, u përmbyll me sukses faza intensive e trajnimeve universitare e projektit “UNI Debate: Skena e Mendimit […]
15 Janar, 2025

Startojnë trajnimet e “UNI Debate” në Universitetin e Tiranës: Studentët e Shkencave Sociale marrin fjalën e parë

Projekti kombëtar “UNI Debate: Skena e Mendimit Kritik” ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e tij me zhvillimin e trajnimit të parë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në […]
16 Dhjetor, 2024

Nis “UNI Debate” – Skena e Mendimit Kritik për të Rinj Universitarë në Shqipëri

Shoqata LIBURNETIK ka nisur zbatimin e projektit më të ri “UNI Debate: Skena e Mendimit Kritik”, një iniciativë kombëtare e cila synon të fuqizojë të rinjtë […]
 
 

Në një kontekst historik kaq të paqartë, në kushtet e krizave të njëpasnjëshme në vend dhe në rajon, nën emëruesin e përbashkët të përballjes së një pandemie globale dhe sigurisht në vijimësi të zhvillimeve të procesit të integrimit evropian dhe të dekadës së re që kemi hyrë tashmë, shihet me prioritet përfshirja e të rinjve, zhvillimi i mendimit kritik me në fokus debatin rreth modelit social dhe ekonomik të vendit duke siguruar kështu ndërtimin e një modeli gjithëpërfshirës.

 

Projekte

 
 

Projekti “TAF - Tirana Art Fest” synon gjallërimin e jetës kulturore – artistike, nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin i krijuesve të rinj të shkollave të mesme. Ky projekt ndihmon gjithashtu promovimin e diversitetit social – kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve për të kontribuar në luftën ndaj të gjithë fenomeneve sociale negative